Mistere

Misteri i gjurmëve të Djallit

Në 8 shkurt 1855, njerëz që jetonin pranë Lumit Exe në Devon u zgjuan me një shtresë të trashë dëbore, të bardhë dhe të paprekur. E paprekur nga njerëzit, domethënë, sepse nëpër dëborë shquheshin gjurmë të ngjashme me ato të një gomari. Por asnjë kafshë me gjurmë të atilla, nuk mund të kish arritur atë që kishte arritur kjo bishë. Gjurmët dukej se më tej kalonin nëpër ahure dhe mure, nëpër çatira dhe mbi lumë, e madje edhe nëpër tubacione shkarkimi. Vendasit nisën të ishin të bindur se Djalli i kishte vizituar gjatë natës, në kërkim të mëkatarëve, dhe hsumë prej tyre as nuk dilnin më nga shtëpitë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button