Mistere

Misteri: Si u zhduk qytetërimi Moche

Një nga qytetërimet më të vjetra të Botës së Re, kjo popullsi lulëzoi në brigjet e Perusë veriore mes shekullit të parë dhe të tetë (në atë që për Evropën ishte periudha nga lindja e Krishtit deri tek Karli i Madh). Kultivues të kualifikuar misri dhe lundrues të patrembur, njiheshin sidomos për një fe të përqëndruar tek seksi: aktet erotike shiheshin si një çelës për të vënë në komunikim të drejtpërdrejtë të gjallët, të vdekurit dhe perënditë (këto skena shumë realiste janë përshkruar në statujat që kanë lënë pas). Arsyet për zhdukjen e qytetërimit të tyre janë të paqarta, por mund të jenë dobësuar nga tërmetet, thatësirat e zgjatura dhe përmbytjet e shkaktuara nga El Niño. Kjo mund të shpjegojë edhe përpjekjet e përgjakshme të pjesëtarëve të qytetërimit Moche për të zbutur perënditë përmes flijimeve njerëzore. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button