Në kulmin e diskutimeve financiare me partnerët e Bashkimit Evropian, kryeministri grek, Aleksis Cipras bëri sot një njoftim surprizë kur tha se muajin e ardhshëm do të zhvillonte një vizitë zyrtare në Rusi, kur dihet se do të shkojë edhe në maj për ceremonitë me rastin e 9 Majit, ditës së fitores mbi nazizmin. “Kryeministri Cipras do të shkojë në Kremlin më 8 prill me ftesë të presidentit Vladimir Putin”, tha sot një burim qeveritar pa dhënë hollësi.
Gazeta më e madhe e vendit ”Ta Nea” i mëshon faktit të vështirësive të mëdha ku mund të gjendet Athina nëse Greqia nuk arrin një marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme me kreditorët e saj evropianë, pavarësisht reformave të premtuara. Sipas disa gazetave të tjera Cipras mund t’i kërkojë Moskës të përjashtojë produktet greke nga embargoja vënë prodhimeve bujqësore evropiane.