Histori

Nëna e Luigjit XIV shërbeu si regjentja e tij

lo

Në testamentin e tij, mbreti francez Luigji XIII ndërtoi një këshill regjence, për të sunduar në emër të djalit të tij të ri. Por gruaja e tij habsburge, Ana e Austrisë, orkestroi anulimin e këshillit dhe mori detyrën si regjentja e vetme. Me këtë cilësi, ajo dhe ministri i saj kryesor, kardinali me origjinë italiane Zhyl Mazarin, u kundërshtuan fuqishëm nga fisnikët dhe gjykatësit e vendit, të cilët u ngritën kundër kurorës në një seri rebelimesh në vitet 1648-1653.

Mazarin qe në gjendje të shtypte kundërshtarët , por jo para se Luigji XIV të vuante poshtërime të shumta, duke përfshirë edhe 2 largime të detyruara nga Parisi. Nga ai moment e tutje, Luigji XIV nuk i zinte besë jo vetëm aristokratëve dhe njerëzve të zakonshëm, por edhe vetë Parisit. Ai e konsideronte veten si përfaqësues i Zotit në Tokë.

Edhe pse Luigji XIV nuk e shpiku doktrinën e së “drejtës hyjnore të mbretërve”, e cila pretendonte se autoriteti i monarkëve vinte nga Perëndia dhe për këtë arsye kishin të drejtë të fitonin pushtet absolut, ai qe sigurisht një përkrahës. Ai e krahasonte veten me perëndinë greke dhe romake të diellit, Apollonin, duke përdorur pikërisht diellin si emblemën e tij, dhe madje edhe duke luajtur rolin e Apollonit në një balet mbretërore.

Ashtu si shumë mbretër të tjerë, Luigji XIV pretendonte ndërkaq se zotëronte aftësi të jashtëzakonshme shëruese. Në festat e mëdha në të cilat ai merrte pjesë, ecte rreth e përqark duke prekur ata që ishin infektuar me skrofull (i njohur ndryshe edhe si tuberkulozi i qafës).

Leave a Reply

Back to top button