Letersi

“Nënës sime” poezia prekëse e Hermann Hesse. Ia vlen ta lexoni

Poezia “Nënës sime” e shkruar nga autori gjermano-zviceran Hermann Hesse, i dedikohet nënës. Bëhet fjala për vdekjen e nënës së një djali të larguar nga atdheu i tij. Ai lutet që nëna ta kuptojë e ta falë që nuk iu gjend pranë në momentet e fundit të jetës. Poezia i përshtatet çdo emigranti që për shkak të zgjedhjeve të vështira në jetë, gjendet larg prindërve të tij.

“Nënës sime”

Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.

Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar.
Ti mbylle sytë këtë natë.

Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
Mirësia jote e patreguar
Më lidh me ty me mija fije.
Edhe çdo natë e njëjta ëndërr

Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, vallë s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net!
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?
Në fushat

Në qiell enden retë pafund,
Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,
Në fushat endet e endet gjithkund
Fëmia i humbur i nënës sime.
Në rrugë era fryn gjethet e thata,
Në pemë zogu klith me vajtim,
Atje, matanë malesh të larta,
Ndodhet, diku, atdheu im.

Back to top button