“Disiplina është ndëshkuesja më e madhe. Nëse një grua e re është e bukur, por nuk ka disiplinë, ajo do ta humbasë pamjen e saj ndërsa moshohet. Nëse një grua e thjeshtë disiplinohet, padyshim që do të bëhet më e bukur me kalimin e kohës”.
“Bukuria është mënyra se si ndiheni përbrenda dhe kjo gjë reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike ”.
“Unë kurrë nuk jam përpjekur t’i fshij kujtimet e së kaluarës, edhe pse disa janë të dhimbshme. Unë nuk i kuptoj njerëzit që fshihen nga e kaluara e tyre. Çdo gjë që përjetoni, ju ndihmon të bëheni personi që jeni tani”.
“Asgjë nuk e bën një grua më të bukur sesa besimi se është e bukur”.
“Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur”.
“Pas gjithë këtyre viteve, unë jam ende e përfshirë në procesin e zbulimit të vetes. Është më mirë të eksplorosh jetën dhe të bësh gabime sesa të mundohesh të bësh gjithçka perfekte pa gabuar. Gabimet janë pjesë e detyrimeve që duhet të paguhen për të jetuar plotësisht”.
“Për të përparuar në një profesion të vështirë kërkon besim të fortë në vetvete. Kjo është arsyeja pse disa njerëz me talent mediokër, por me dëshirë të madhe të brendshme, ecin shumë më përpara sesa njerëzit me talent jashtëzakonisht superior”.
“Ashtë gabim të mendosh se pasi ke mbaruar shkollën, nuk duhet të mësosh asgjë të re”.
“Disiplina është ndëshkuesja më e madhe. Nëse një grua e re është e bukur, por nuk ka disiplinë, ajo do tahumbasë pamjen e saj ndërsa moshohet. Nëse një grua e thjeshtë disiplinohet, padyshim që do të bëhet më e bukur me kalimin e kohës “.
“Duhet të besosh në martesë dhe duhet të besosh në një marrëdhënie mes dy njerëzve. Nëse vërtet mendoni se në jetën tuaj keni gjetur personin e duhur, duhet t’i përkushtoheni atij, edhe pse marrëdhënia ka ulje -ngritje. Nëse vërtet besoni në bashkimin tuaj, ju duhet ta ushqeni atë besim dhe të punoni për ta arritur atë. Vetëm atëherë mund ta kaloni jetën tuaj së bashku përgjithmonë “.
“Ju të gjithë, thellë në zemrat tuaja, duhet të besoni se keni një bukuri të veçantë që nuk është si asnjë tjetër dhe që është aq e vlefshme sa nuk duhet ta braktisni. Në të vërtetë, ju duhet të mësoni ta vlerësoni atë“.