Motivuese

Nëse po kërkon të fitosh sa më shumë lekë në jetë, bën mirë ta lexosh këtë histori…

Një biznesmen nga një vend i Amerikës, ishte duke ecur përgjatë vijës bregdetare dhe u habit, teksa pa një peshkatar të pushonte në varkën e tij dhe e pyeti:

– Pse nuk po peshkon? – e pyeti ai, në një mënyrë të tillë që të shprehte habinë që po ndiente.

– Sepse kam kapur mjaftueshëm peshq përgjatë ditës, – ia ktheu i qetë peshkatari.

– E pse nuk peshkon më shumë? – e pyeti sërish biznesmeni.

– Po çfarë do të bëja me to? – ia ktheu me pyetje peshkatari.

– Mund të fitosh më shumë para. Me to mund të rregullosh motorrin e varkës tënde, në mënyrë që të shkosh në ujëra më të thella e të kapësh më shumë peshq. Kjo gjë do të të sjellë akoma më shumë para, aq sa mund të blesh dhe një varkë të dytë, ose më shumë se dy. Pastaj do të jesh një njeri i pasur si unë, – i tha biznesmeni duke nxjerrë nga xhepi i pasmë i pantallonave kuletën e tij të mbushur me kartmonedha.

– Po pastaj çfarë do të bëja? – e pyeti sërish i qetë peshkatari.

– Atëherë do të mund ta shijosh vërtet jetën, – i tha tërë ironi biznesmeni.

– Zotëri, çfarë mendon se po bëj tani? – e pyeti sërish peshkatari, duke mos marrë përgjigje mbrapsht… / bota.al

Leave a Reply

Back to top button