Teknologji

Nga antena tek interneti, televizioni në një USB

dall antena al webREVOLUCION DIXHITAL. Lëvizjet e Google dhe Amazon: ide të reja për të transformuar videot në një server

Televizori dhe televizioni nuk janë më sinonimë. Kolosët e teknologjisë dhe të argëtimit janë duke punuar për të transformuar vizionin tonë mbi botën, për të na mësuar ta shohim televizorin si një panel që riprodhon pamje, video dhe muzikë që vijnë nga burime më të shpërndarë, ndërkohë që televizioni braktis antenën dhe dekoderët për të udhëtuar përmes internetit.

Për momentin, zhurmën më të madhe po e bën Chromecast. I vogël sa një pen-drive USB, vendoset në portën HDMI të televizorit dhe arrin të marrë përmes internetit filma dhe muzikë. Funksionet e saj për momentin janë të kufizuar: mund të shihen fotografi dhe video që i kemi në smartphone-n tonë apo në tablet, mund të futesh në YouTube apo mund të blihen filma në PlayStore, dyqani virtual i Google. Në Europë, ndryshe nga sa ndodh në SHBA, ende nuk ofron shërbime abonimi si Netflix, Hulu, Hbo apo Pandora. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Përgjigja ka ardhur e menjëhershme nga Amazon me Fire TV, një kuti e vogël e zezë që përveç transmetimit në formën streaming, mundëson të luash “me mijëra lojëra elektronike”. Më e fuqishme se paraardhësja, është një minikompjuter i vërtetë me procesor quad-core dhe me 2 Giga RAM. Ndërkohë është edhe i hapur: përveç Prime Instant Video, repertorin e filmave dhe serive televizive të Amazon, nxit zhvilluesit e tjerë që të ofrojnë shërbimet e tyre.

Ka një telekomandë bluetooth që lejon kërkimin zanor të të dhënave ndërkohë që një algoritëm na këshillon se çfarë mund të na pëlqejë. Edhe këtu çmimi është popullor: 99 dollarë për kutinë e zezë me telekomandën dhe 39 dollarë për joypadin e lojërave.

Në këtë hibridizim të ri, prodhuesit e televizorëve marrin pjesë përmes Smart TV, televizorët ku mund të instalosh aplikacione, dhe një ide e mirë vjen nga Panasonic, me TV Anywhere, ose televizioni që na ndjek kudo. I menduar edhe për ata që janë pak të mësuar me teknologjinë, ai e transformon televizorin në një server që shpërndan foto, filma dhe muzikë në të gjitha pajisjet tona elektronike. Mjafton të lidhësh një hard disk me modelet e pajtueshëm për të mundur të riprodhosh përmbajtjen e tij përmes rrjetit wireless apo lidhjeve 3G dhe 4G. Avantazhi është që mund të kemi akses në të gjithë materialet tanë, kudo ku ndodhemi, dhe nuk ka nevojë t’i blejmë nga një dyqan i caktuar.

Pastaj është Apple, një prej pionerëve të sektorit me Apple TV, lindur në vitin 2007 dhe që tashmë ka mbërritur në brezin e tretë. Me formë katërkëndore, është i ngjashëm me Fire TV dhe lejon të riprodhosh në televizor muzikë, filma dhe fotografi nga çfarëdolloj pajisjeje (i ashtuquajturi AirPlay) ose të shohësh në televizor ekranë e iPhone, iPad, iPod dhe Mac (mirroring). Formatet janë të kufizuar dhe blerjet e reja mundësohen vetëm përmes iTunes. Cmimi është 109 euro. Versioni i fundit i përket vitit 2013 dhe që tani ka nisur të flitet për një model të ri që pritet të dalë këtë vit. Do të jetë i vogël si Chromecast, do të ketë komanda me xheste dhe do të mundësojë transmetimin e aktiviteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Por, televizioni i gjeneratës së re mundet që edhe të shkëputet fare nga pajisjet tona dhe të udhëtojë i vetëm. Janë të shumtë shërbimet e streaming që na ofrojnë një kinotekë virtuale për ta parë në kompjuter, smartphone apo tablet, pa blerë asgjë. Mjafton të bësh një pagesë të përmuajshme. Cmimi varion nga 0.99 euro për çdo film, lejohen 24-48 orë për ta parë dhe është e mundur të ndalësh në çfarëdo momenti, për t’u rikthyer më vonë.

Kapitulli i fundit u përket të ashtuquajturave console, aparateve të lojërave elektronike. Xbox One dhe PlayStation 4 kanë shënuar transformimin nga makina lojërash në furnizuese që të materialeve fotografikë dhe filmikë, kanë aplikacione për transmetimin e këtyre si dhe për shërbimet e blerjes së filmave. Xbox One lejon edhe lidhjen e një dekoderi satelitor apo tokësor.

Më në fund, televizioni është i cliruar nga kutia e televizorit. /Wired/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button