Enigma

Nga Budizmi tek Hinduizmi e Krishtërimi (që e ndaloi). Ja e vërteta e rimishërimit të njeriut

screen-shot-2016-09-20-at-20-36-53

Një nga besimet themelore të shumë feve botërore si Hinduizmi, Budizmi, Jainizmi, Sikhizmi, Taoizmi, Shintoizmi dhe Zoroastrianizmi, është ideja e rimishërimit. Që nga Orfikët, Pitagorianët, dhe Platonistët e deri tek Esenët, Farisenjtë dhe karaitët; nga Kahunasët polinezianë dhe Umbandat brazillianë, e deri tek Rastafarianët xhamajkanë dhe indianët e Amerikës; Gaulët, Druidët, Keltët, Gnostikët, dhe madje edhe të krishterët e hershëm, të gjithë besonin në rimishërimin. Mendjet e mëdha si Platoni, Sokrati, Spinoza, Leibnitzi, Volteri, Hume, Shopenhaueri, Gëte, Emersoni, Uhitmani, Napoleoni, Franklini, Tagore, dhe Gandi, të gjithë besonin se vetëdija jonë, shpirtrat tanë, i mbijetojnë vdekjes trupore dhe vazhdojë më tej.

“Një teori e cila është përqafuar nga një pjesë kaq e madhe e njerëzimit, nga shumë raca dhe fe, dhe është pranuar nga disa prej mendimtarëve më të thellë të të gjitha kohërave, nuk mund të hidhet poshtë kollaj” -George Foot Moore, “Metapsikoza”

“Koncepti i rimishërimit është i përhapur në kulturat e botës. Gjatë gjithë lashtësisë egjiptiane, greke, çifute, dhe traditave të hershme të krishtera; Budizmi; shumë shkolla të Hinduizmit; Shintoizmi japonez; dhe Taoizmi kinez, ai është më pak një “besim” dhe më shumë një “fakt” i bazuar në përvojën e drejtpërdrejtë dhe vëzhgimin” – Ervin Laszlo dhe Jude Currivan, “Kozmosi”.

Jul Cezari shkruante për keltët se ata “ishin luftëtarë të patrembur për shkak se ata duan që të ngulitin si një nga parimet e tyre kryesore, që shpirtrat nuk do të zhduket, por mbas vdekjes, do të kalojnë nga një trup në tjetrin”.

Eskimezët e vjetër kanë një traditë që përzgjedhin çifte të sapo martuar, për t’i lejuar ata që të jenë (rimishërohen në) fëmijët e tyre. Nëse ata provojnë që janë të mirë dhe të ndershëm, familja jep pëlqimin e tyre, dhe të moshuarit eskimezë kryejnë vetëvrasje, duke besuar që shpirti i tyre do të hyjë në të porsalindurit e familjes. Muzeu Britanik ka fatura dhe dokumente tjera ligjore që tregojnë se ajo ishte në fakt praktikë e zakonshme për Druidët, që të merrnin para hua dhe të premtonin se do i shlyenin në një jetë të ardhme!

Origjeni, Shën Augustini, Shën Gregori, Shën Francesku i Assisisë dhe shumë dijetarë të tjerë të hershëm të krishterë, shkruanin për shpirtërat që ktheheshin në Tokë dhe rimishëroheshin. Për shembull, Origjeni shkruante se “mund të tregohet se një qenie shpirtërore dhe e arsyeshme ka jetë në vetvete, e pavarur prej trupit … atëherë nuk ka asnjë dyshim se trupat kanë vetëm një rëndësie dytësore dhe lindin nga koha në kohë, për të përmbushur kushtet e ndryshme të krijesave të arsyeshme. Ata që kërkojnë trupa janë të veshur me ta, dhe, kur shpirtrat e rënë janë ngritur drejt gjërave më të mira, trupat e tyre janë asgjësuar. Ata gjithmonë zhdukend he gjithmonë rishfaqen”.

Rimishërimi ishte një besim i përhapur në mesin e të krishterëve të hershëm, por në Këshillin e Dytë të Konstandinopojës në vitin 553 pas Krishtit, perandori Justinian dënoi dhe nxorri jashtë ligjit besimin ose mësimin e rimishërimit, duke shpallur:”Në qoftë se dikush pohon paraekzistencën e pabesueshme të shpirtrave dhe paraqet doktrinën monstruoze që buron prej kësaj, qoftë i mallkuar!”.

Që atëherë mosbesimi në rimishërimin ka vazhduar të dominojë mendimin metafizik perëndimor deri në pikën që, filozofi gjerman i shekullit të 19, Arthur Schopenhauer një herë deklaroi: “Nëse një aziatik do të më pyesë për një përkufizim të Evropës, unë do të jem i detyruar t’i përgjigjem: Eshtë ajo pjesë e botës të cilës i fanepset gjithmonë iluzioni i pabesueshëm, që njeriu është krijuar nga asgjëja, dhe se lindja e  tanishme është hyrja e tij e parë në jetë”.

“Rimishërimi është një temë e vështirë, pasi shumë budallallëqe janë prezantuar në lidhje me të, dhe si pasojë shumë njerëz e hedhin poshtë menjëherë. Shumica nuk e kuptojnë se, përtej pretendimeve sensacionale të të famshmëve dhe historive me Kleopatra të rimishëruara që tërheqin vëmendjen e mediave, ka shumë studime serioze në lidhje me rimishërimin. Në dekadat e fundit një numër i vogël por në rritje studiuesish të besueshëm kanë mbledhur një trup serioz provash në lidhje me këtë temë” – Michael Talbot, “Universi holografik”.

Ka shumë doktorë, shkencëtarë dhe studiues që ia kanë kushtuar jetën e tyre misterit të rimishërimit. Një i tillë ishte Dr. Ian Stevenson, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Virxhinias, i cili kaloi 40 vite të jetës së tij duke mbledhur dhe investiguar prova për rimishërimin. Ai dokumentoi me rigorozitet dhe verifikoi më shumë se tre mijë raste fëmijësh që kujtonin dhe konfirmonin njohuri nga jetë të mëparshme. Kaq shumë fëmijë përreth botës janë në gjendje të kujtojnë kaq shumë gjëra për jetët e tyre të mëparshme, saqë ai në mënyrë të përsëritur gjeti miq, të afërm, fshatra, shtëpi dhe zotërime bazuar vetëm në dëshmitë e tyre. Për shembull një vajzë 3 vjece ishte në gjendje që të kujtonte kaq shumë nga jeta e saj e mëparshme, saqë Dr. Stevenson ishte në gjendje të gjente familjen e saj të vjetër dhe ta shpinte vajzën në shtëpinë e saj të dikurshme. /www.bota.al

FUNDI I PJESES SE PARE (vijon)

Leave a Reply

Back to top button