HistoriMAIN

Ngjitja në pushtet e diktatorëve të shekullit XX: Fat apo aftësi individuale?

Nga Jay Elwes

“The Spectator

Çfarë i sjell në pushtet njerëz me personalitete të forta? pyet historiani Jan Kershou. “Dhe çfarë e nxit apo kufizon përdorimin prej tyre të atij pushteti?”. Këto dy pyetje janë në qendër të libri të tij të fundit, një studim mbi disa prej udhëheqësve më të rëndësishëm të shekullit XX-të.

Ai bazohet pjesërisht në një analizë të karakterit të tyre, por edhe tek një përpjekje për të vlerësuar se sa aktorët kryesorë të historisë i drejtuan ngjarjet botërore, dhe sa ngjarjet i drejtuan ata. Kershou e nis analizën me Leninin, ngjitja e të cilit në pushtet u shoqërua edhe me një fat shumë të madh.

Së pari, e ëma ishte e gatshme ta mbështeste financiarisht gjatë gjithë jetës së tij. Ajo duhet të ketë pasur një natyrë shumë të butë dhe falëse, pasi sipas Kershou, Lenini ishte një njeri me shumë huqe, tepër i lodhshëm dhe aspak i këndshëm.

Ai ishte tepër këmbëngulës në manitë e veta për të pasur në rregull gjërat e tij personale. Edhe një prishje e vendosjes së stilolapsave të tij në tryezën e mund të provokonte zemërimin e tij të madh”- shkruan ndër të tjera Kershou.

Kur shpërtheu revolucioni në Rusi, Lenini ndodhej në Zvicër dhe ishte gati një spektator. Fati i tij mbërriti kur gjermanët e ndihmuan të kthehej në Rusi, së bashku me 30 bashkëpunëtorë të tij. Rikthimi i tij në Rusi, thotë Kershou, u shoqërua me një ironi të çuditshme:ai u ndihmua nga imperialistët gjermanë, që aq shumë i urrente.

Edhe Musolini, që kishte “një mendje serioze, me pak sens humori”, pati fatin të ngjitej në pushtet. Momenti erdhi kur kreu i ushtrisë i kërkoi Viktor Emmanuel III të nënshkruante një urdhër për të grumbulluar forcat paramilitare fashisteMusolinit. Mbreti ra dakord, por më pas ndërroi mendje.

Fashistët hynë në Romë; dhe Musolini u bë kryeministër. Ushtria mund ta kishte asgjësuar lehtësisht Musolinin, por atë e shpëtoi dekreti i mbretit. Kur Hitleri filloi të ngjitej në pushtet, Musolini supozoi se si një fashist origjinal, ai do të ishte diktatori kryesor”.

Në fakt nuk ishte kështu, dhe kjo çoi lindjen e një kompleksi të dukshëm të inferioritetit ndaj udhëheqësit nazist. Sa herë që Hitleri pushton një vend, ai po më dërgon një mesazh”- ankohej Musolini. Aneksimi i Shqipërisë nga Italia, nuk e qetësoi aspak egon e tij.

Musolini vuri në një kontroll të hekurt vendin e tij, dhe e tërhoqi atë zvarrë drejt shkatërrimit. Megjithatë, strukturat e shoqërisë civile italiane të pasluftës dhe përthithja e vendit në projektin evropian, nënkuptonin se trashëgimia e tij politike ishte krejtësisht inekzistente. Edhe pse vjen nga e djathta ekstreme, Xhorxhia Meloni nuk është fashiste. Sa për Hitlerin, Kershou shkruan:Ai ishte nxitësi kryesor i kolapsit më themelor të qytetërimit që ka parëhistoria moderne. Pasi Hitleri bëri bërë më shumë se kushdo tjetër për të shkaktuar atë luftë.

Por çfarë e ndihmoi Hitlerin të vinte në pushtet?

Sipas historianit momentet vendimtare ishin kriza financiare e vitit 1921 dhe hiperinflacionie pasoi atë. Pa to, është e dyshimtë nëse Gjermania do të kishte kaluar tek nazizmi. Si për ironi Stalini e ndihmoi rritjen e fashizmit, megjithëse padashur.

Kur përfundoi Terrori i Madh në vitin 1938, ai kishte ekzekutuar rreth 700.000 njerëz dhe 3milionë qytetarë sovjetikë ishin burgosur nëpër gulagë. Më shumë se çdo gjë tjetër, ajo masakër përhapi një frikë të madhe ndaj komunizmit në të gjithë Evropën, duke i dhënëmundësi fashistëve ta ofronin veten si një kundërhelm ndaj murtajës socialiste.

Kështu, shkruan Kershou, fashizmi përfitoi nga stalinizmi, dhe nuk ka dyshim se brutaliteti i stalinizmit buroi drejtpërdrejt nga karakteri i vetë këtij lideri. Gjenerali Alan Bruk që u takua me Stalinin në Moskë, e përshkroi fytyrën e tij si tejet të ftohtë, dinake, të vdekur, duke shtuar:Sa herë që e shoh, mund ta imagjinoj duke i dërguar njerëzit drejt vdekjes pa i dridhur qerpiku”.

Mesa duket vendi i Stalinit në histori ishte një funksion i karakterit të tij. E njëjta gjë vlen edhe për Çërçillin, edhe pse ai pati pjesën e tij të drejtë të gjykimeve të gabuara dhe disa rastësive fatlume. Dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për De Golin, një njeri që u gjend në vendin dhe kohën e duhur.

Kur nisi Lufta e Dytë Botërore ai sapo ishte graduar gjeneral, dhe në parim nuk kishte shumëgjasa që francezët e lirë të ishin tubuar ndonjëherë rreth një koloneli të thjeshtë. Por ai u bë një simbol i rezistencës, marshoi në Paris gjatë çlirimit dhe e ndihmoi Francën të dilte nga rrënojat e luftës.

Jo vetëm kaq, ai u rikthye sërish në pushtet pasluftës (siç bëri edhe Çërçill) për ta shpëtuar sërish Francën, këtë herë pas humbjes së saj në Algjeri. Kershou mendon se këtë rol mund ta kishte përmbushur vetëm De Goli.

Kapitulli mbi Konrad Adenauerin është i shkëlqyer. I tillë është edhe përshkrimi i MikailGorbaçovit, një personazh shumë më i zgjuar nga sa kujtohet shpesh. Në kontekstin e Brexit, profili që i bën Kershou Margaret Theçërit është sa magjepsës aq edhe i diskutueshëm.

Edhe portreti i Titos dinak, mund ti lërë lexuesit një ndjenjë të hidhur admirimi për diktatorin jugosllav. Pak njerëz ia dolën ti rezistonin Stalinit, që iu përgjigj kundërshtimeveTitos duke tentuar ta vriste atë. Kur tavolina e punës e Stalinit u pastrua pak pas vdekjes së tij, u zbulua edhe një letër e shkurtër nga Tito:Nëse nuk do të ndaloni së dërguari vrasës tek unë, edhe unë do të dërgoj një vrasës për ju në Moskë, dhe ju siguroj se nuk do të kem nevojëtë dërgoj një të dytë.

Shumica e lexuesve do të anashkalojnë faktin se Kershou nuk arrin kurrë ti përgjigjet pyetjes:Pse arrijnë të ngjiten në pushtet personalitetet e forta? Në fund, duket se thjesht duhet ta pranojmë se disa njerëz kanë etje për pushtet, edhe pse nuk mund të shpjegohet arsyeja. Ndoshta ky është një përfundim i pakënaqshëm. Por kjo nuk e zbeh rëndësinë e këtij librmagjepsës. / Spectator – Bota.al

Back to top button