Keshilla

Nise çdo ditë në mënyrën e duhur me këto tri këshilla

Dijetarët e moshuar kanë thënë se jeta na sjell plot ndryshime dhe pret që ne të marrim sa më shumë leksione nga këto ndryshime. Ata besojnë se jeta nënkupton të jetojmë çdo eksperiencë në maksimum. Një pjesë shumë e rëndësishme e udhëtimit tonë shpirtëror është vetëm kjo, të marrim sa më shumë mësime dhe këshilla dhe t’i vendosim ato në praktikë. Në këtë artikull do të ndajmë me ju tri këshilla se si ta nisni ditën në mënyrën e duhur.

  1. Ti nuk je përgjegjës për gjërat që nuk i kontrollon dot.

Ne e kemi frikën e dështimit dhe për ta kaluar këtë frikë, përpiqemi të kontrollojmë çdo aspekt të jetës sonë. Krijojmë rezultate të favorshme për veten tonë dhe në bazë të tyre, punojmë për t’i zgjidhur problemet tona. Por ne harrojmë se ka diçka më të madhe se ne që kujdeset për ne. Unë e kam vënë re tek vetja që, kur nuk përpiqem t’i kontrolloj gjërat që nuk i kontrolloj dot, ato fillojnë të ecin më mirë. Zgjohu çdo ditë dhe kujtoji vetes se çdo gjë ndodh për një arsye, ndaj, po t’i lësh gjërat të rrjedhin lirshëm, ke për të qenë më i/e lumtur.

  1. Do të fal veten time dhe të tjerët.

Të falim veten dhe të tjerët është një nga çelësat e lumturisë. Duhet të kuptojmë se të tjerët mund të sillen keq me ne, nëse janë me nerva dhe kështu, mund të na bëjnë të ndihemi keq. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t;i falim, kur të gjithëve na kap ndonjëherë inati dhe flasim pa i menduar mirë pasojat e fjalëve që themi.

  1. Nuk do t’i gjykoj njerëzit dhe gjërat rreth meje.

Mendja jonë nuk ndalon kurrë së punuari.  Realisht, ajo punon gjithë ditën duke parashikuar si do të shkojë e ardhmja. Por jeta është plot me surpriza, për të cilat rrallëherë jemi të përgatitur. Mendoji këto surpriza si një mrekulli në jetën tënde, jo si një ngjarje tjetër dosido. Çdo moment i jetës është i bukur dhe duhet të mësohemi ta jetojmë atë maksimalisht. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close