Filozofi

Një ritual i përditshëm

Eshtë një strategji e provuar, që të ndihmon të hash më mirë dhe ulësh peshën, kufizosh depresionin dhe përmirësosh vlerësimin; adoleshentët që e bëjnë rregullisht janë më pak të prirur të pijnë duhan, të pijnë alkool, të ngelen shtatzënë dhe të marrin drogë, dhe përmirësojnë notat – disa studime thonë se ka një rritje 40-50 përqind mes adoleshentëve që marrin A dhe B, nëse kjo gjë bëhet shtatë ditë në javë.

Sa për fëmijët më të vegjël, atyre u rritet fjalori duke marrë pjesë përnatë. Plus do të konsumojnë më me kënaqësi fruta dhe perime, dhe do të hanë më pak ushqime të pashëndetshme.

Eshtë pothuaj sekreti i shëndetit dhe lumturisë, e megjithatë gjatë 3 dekadave të fundit shpeshtësia e darkave familjare ka rënë me më shumë se 30%. Sot familjet – pavarësisht madhësisë – hanë ose njëri pas tjetrit, ose në dhoma të ndryshme, ose nëse hanë së bashku, e bëjnë me televizorin ndezur, duke i mohuar vetes përfitimet e sipërpërmendura.

Me të gjitha shqisat e përqëndruara dhe mbështetjen e familjarëve apo miqve përreth tryezës së ngrënies, vakti i përbashkët luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit, fizik dhe mendor, thonë studiuesit.

Dhe nuk janë të parët që arrijnë në këtë konkluzion: 2300 vjet më parë, filozofi Epikur thoshte: “Para se të hash apo pish diçka, mendo me kujdes se me kë ha dhe pi, dhe jo çfarë ha dhe pi: sepse të hash vetëm, është si të bësh jetën e një luani apo ujku”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button