Ndarjet në “nacionalistë” dhe “internacionalistë”, mund të përshkruajnë më mirë politikën aktuale se “e majta” dhe “e djathta”. Përgjatë viteve, terminologjia ka ngatërruar më shumë sesa ka ndriçuar. Ajo nuk i shërbeu pozitivisht as Revolucionit Francez. Napoleoni u vetëemërua perandor, në mesin e një entuziazmi të madh publik. Edhe sot e kësaj dite, varri i tij në Paris nderohet nga Franca republikane. Tani, Napoleoni i përkiste krahut të djathtë apo të majtë? Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje, dhe as që duhet. Ai ishte Napoleon Bonaparti dhe ai e bëri atë që bëri
Nga Xhorxh Fridman
Në 20 qershor 1789, në prag të fillimit të Revolucionit Francez, po mbahej një takim i Asamblesë Kombëtare në një fushë tenisi në Versajë. Fraksione të ndryshme u ulën në një tryezë të përbashkët. Mbështetësit e monarkisë u ulën në të djathtë. Përkrahësit e krijimit të një republike demokratike u ulën në të majtë. Në mes gjendeshin një shumëllojshmëri fraksionesh që luhateshin mes monarkisë dhe republikanizmit.
Kjo ishte origjina e termave krahu i majtë dhe i djathtë. Dhe ato janë përdorur në çdo rast për të përshkruar politikën globale. Përgjatë viteve, terminologjia ka ngatërruar më shumë sesa ka ndriçuar. Ajo nuk i shërbeu pozitivisht as Revolucionit Francez. Napoleoni, një oficer në ushtrinë revolucionare, u bë përfundimisht udhëheqës i ushtrisë.
Ai kishte mbështetje të madhe nga publiku, por u vetëemërua perandor, në mesin e një entuziazmi të madh publik. Edhe sot e kësaj dite, varri i tij në Paris nderohet nga Franca republikane. Tani, Napoleoni i përkiste krahut të djathtë apo të majtë? Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje, dhe as që duhet. Ai ishte Napoleon Bonaparti dhe ai e bëri atë që bëri. Koncepti i “majtë”, u shndërrua nga të qenit thjesht një ide mbi mënyrën se si qeveria duhet të drejtojë, duke u bërë partia e të varfërve dhe klasës punëtore.
Socializmi evropian mund të cilësohet pa frikë …
[real3dflipbook id=”1229″] |