“Frika të bën të thuash broçkulla”.
“Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme”.
“Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia, se sa nga sasia”.
“Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer një vendi dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet mëmirë karakterit të tij”.
“Mund të jesh njeri vulgar dhe të thuash gjëra të arsyeshme”.
“Lëvdata shpesh e ka brenda prapamendimin”.
“Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mendja, e ashtu u prishet më shpejt organizmi”.
“Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve”.
“Cilësitë që zakonisht shoqërojnë pafajësinë janë natyrshmëria, mosinteresimi dhe butësia”.
“Përsosuria absolute nuk ekziston në një gjuhë që vetëm flitet; u takon shkrimtarëve për ta përpunuar”.
“Jeta e njeriut nuk është veçse një vijimësi mendimesh dhe veprimesh, të drejtuara qoftë mendimet, qoftëveprimet në një mënyrë të caktuar”.