Enciklopedike

Zona 51: Pse CIA nuk e pranoi ekzistencën e saj deri në vitin 2013?

E enjtja e 15 gusht 2013, do të renditet si një datë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht për të apasionuarit pas teorive të konspiracionit. E ëmbël: Ishte dita kur Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA) më në fund ‘deklasifikoi’ Zonën 51, duke pranuar zyrtarisht për herë të parë ekzistencën e saj. E hidhur: nuk u përmendën UFO-t, teknologjia jashtëtokësore ose autopsitë e alienëve.

Ajo që publiku moriishte një dokument 355 faqesh i bazuar në historinë e avionit të spiunazhit U2 nga viti 1954 deri në vitin 1974, të cilin Arkiva e Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Xhorxh Uashingtonit kishte kërkuar të hapej, sipas Ligjit të Lirisë së Informacionit.

Më e rëndësishmja ishte se Zona 51 u përmend me emër në 12 faqe. Dosja përfshinte gjithashtu një hartë të vijëzuar me laps, që tregonte vendndodhjen e Zonës 51 dhe Liqenit Groom në lidhje me shkretëtirën Moja përreth, si dhe vendin e testimeve në Nevada që nuk është aq i fshehtë.

Të gjitha përmendjet e mëparshme të Zonës 51 në dokumentet zyrtare ishin redaktuar (dmth. fshehur me ngjyrë të zezë) dhe kushdo që dëshironte të mbante vendin e punës në qeverinë e SH.B.A.-së, nuk guxonte të shqiptonte emrin e saj. Kështu që, ishte një moment historik.

Jeff Richelson, një studiues në Arkivin e Sigurisë Kombëtare, thotë se periudha e gjatë e sekretit të CIA-s për Zonën 51 ishte intriguese, sepse kaq shumë njerëz në mbarë botën ishin tashmë të vetëdijshëm për ekzistencën e bazës. Richelson argumenton se CIA duhet të ketë marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të bërë të njohur bazën dhe se shumë nga agjencitë amerikane dhe qeveritë jo-amerikane të përfshira në programin U2 do të kishin pasur një fjalë në procesin e deklasifikimit.

“Ka një prirje të përgjithshme drejt fshehtësisë,” thotë ai. “Për aq sa unë mund të them, kjo është hera e parë që diçka duhet të ketë shkuar në një nivel mjaft të lartë për të diskutuar, nëse do të pranohet zyrtarisht ekzistenca e Zonës 51”.

Ish-presidentët amerikanë Bill Klinton dhe Xhorxh Bush më parë kishin bërë një pohim me kokë në drejtim të “vendit afër Liqenit të Groom”, pa e përmendur atë me emër siç bëri CIA në atë ditë interesante në 2013. Nëse më shumë sekrete do të zbulohen, kjo mbetet të të shihet. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button