Uncategorized

OBSH thotë se ka “mungesë udhëheqjeje” dhe bën thirrje për unitet global teksa rastet rriten

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit ka dënuar “mungesën udhëheqjejes” në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe bëri një kërkesë emocionale për unitetin global, pasi rastet po rriten në shumë vende dhe bota po lufton të përmbajë virusin shkatërrues më shumë se gjashtë muaj pasi u identifikua për herë të parë.

“Miqtë e mi, mos bëni gabim: Kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë virusi,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus të enjten në një fjalim pasionant në Gjenevë. “Përkundrazi, është mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivelin global dhe kombëtar.”

Ndërhyrja e tij do të shihet si një goditje e ashpër e drejtuar kundrejt lidërve global përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka zhvilluar një betejë publike kundër OBSH-së ndërsa nuk ka arritur të përmbajë shpërthimin e Covid-19 në vendin e tij.

“Kjo është një tragjedi që po na detyron të humbasim shumë nga miqtë tanë, duke humbur shumë jetë. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi nëse jemi një botë e ndarë,” tha Tedros. CNN  / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button