Fantazistë të politikës, me potencialin që ë shkaktojnë “dhunë kolosale” me demagogjinë e tyre, e cila përbëhet nga “gjysmë të vërteta, manipulime dhe frikë”: ky ishte gjykimi kundër politikanëve populistë të tillë si Donald Trump dhe holandezi Geerd Uilders, i shprehur nga Komisioneri i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid Rad el-Husein, cituar nga media të ndryshme. Duke folur në Hagë, Zeid kujtoi se është musliman dhe se ka si rol “mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, për të gjithë, kudo”. Duke u kërkuar votuesve të botës që të hedhin poshtë “fanatikë populistë”, ai tha se është “i zemëruar” për liderin anti-Islam dhe anti-emigrant Uilders, për “gënjeshtrat, gjysmë të vërtetat, manipulimet” e tij dhe për shkak se “shfrytëzon frikën”.
Uildersit, Zeidi i ka bashkuar kandidatin republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, kryeministrin hungarez Viktor Orban, udhëheqësen e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, dhe udhëheqësin britanik të UKIP, Nigel Farage.