Komplote

Operacionet e fshehtë të KGB-së: Terrorizmit i përgjigjemi me terrorizëm…

Screen Shot 2015-08-29 at 10.49.52 PM

Në vitin 1974, KGB krijoi një task force kundër terrorizmit me emrin misterioz “Grupi Alfa”. Ky grup përdorej nga KGB për të kryer operacione super të fshehtë dhe shpesh herë të rrezikshëm për BRSS-në, duke përfshirë edhe një mision jashtëzakonshëm në Liban. Në vitin 1985, Bashkimi Sovjetik u gjend me krizën më të rëndë të pengjeve, pasi katër diplomatë sovjetikë u rrëmbyen nga terroristë libanezë, të lidhur me një grup terrorist islamik. Rrëmbyesit morën pengjet dhe kërkuan që BRSS të ndalte mbështetjen e përpjekjeve të Sirisë në luftën civile libaneze. Pasi diplomatët sovjetikë u morën peng, rrëmbyesit u dërguan fotografi të tmerrshme agjencive të shtypit, të pengjeve me armë tek koka. Terroristët kërkuan që BRSS të detyronte forcat e lidhura me Sirinë që të ndalnin sulmet ndaj forcave të lidhura me Iranin, që luftonin në Libanin verior, ose përndryshe pengjet do të ekzekutoheshin.

Në fillim, BRSS ishte e hapur për një lloj negociate me terroristët, për të lëshuar të paprekur pengjet. Gjërat ndryshuan kur BRSS me sa duket nuk ndali angazhimin e forcave siriane në luftë, dhe terroristët ekzekutuan njërin prej pengjeve, vetëm dy ditë pasi ishin bërë kërkesat fillestare.

Në këtë moment BRSS braktisi negociatat, dhe KGB nisi të veprojë shpejt dhe me forcë. Së pari, KGB investigoi se cila organizatë ishte prapa rrëmbimit dhe zbuloi se ishte punë e Hezbollahut. Në këtë moment KGB nisi të bëjë disa rrëmbime të sajat, duke kapur një të afërm të udhëheqësit të Hezbollahut. Më pas nisi ta sakatojë, duke u dërguar rrëmbyesve të sovjetikëve disa prej pjesëve të trupit të tij. Pa kaluar shumë kohë, KGB e vrau të afërmin e Hezbollahut. Më pas, i dërgoi liderit të organizatës një mesazh, ku i thoshte se dinte vendndodhjen e shumë të afërmve të tjerë të tij, dhe e paralajmëroi se do të vuante të njëjtin fat, nëse pengjet nuk liroheshin. Terroristët islamikë që mbanin pengjet i liruan menjëherë tre diplomatët e mbetur sovjetikë, pa bërë kërkesa të mëtejshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button