Teknologji

Pajisja 3 në 1 (telefon, tablet dhe laptop), Samsung merr patentën

Screen Shot 2015-05-28 at 20.56.41

Samsung është duke menduar të krijojë një pajisje me dy sisteme operative. Një hibrid mes telefonit të mençur dhe tabletit Android, si dhe laptopit që bazohet në Windows. Kompania koreane e teknologjisë ka regjistruar një patentë javën e kaluar, e parë nga e Patent Mobile, e cila e përshkruan një stacion në formë laptopi me një port për tabletë Android dhe fabletit Galaxy Note.

Duke vepruar si truri i këtij hibridi, telefoni që do të bazohet në Android OS, kur përdoret më vete do të jetë i ndarë në këtë sistem operativ, por i njëjti do të kalojë në Windows kur të jetë i lidhur me portin e laptopit. Ekrani i telefonit do të përdoret si një touchpad për laptop, dhe në anën tjetër laptopi do ta mbushë telefonin me rrymë, ndërsa është i ankoruar. Pajisja gjithashtu do t’ia mundësojë laptopit të qaset në internet me anë të pajisjes Android, duke larguar nevojën e lidhjes me Wi-Fi. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button