Bota

“Më pëlqejnë orgjitë, por s’e dija që ishin prostituta”

Screen Shot 2015-02-02 at 22.43.49Personi që dikur shihej rival i mundshëm ndaj ish- presidentit francez Nicolas Sarkozy doli sot në gjyq, nën akuzat për “qëndrime tepër të ulëta”.
Dominique Strauss-Kahn, ishte drejtor Ekzekutivi i FMN-së, por karriera e tij mori fund katër vjet më parë, kur një punonjëse shërbimi në një hotel të Nju Jorkut e akuzoi atë për sulm seksual në dhomën e hotelit ku ai qëndronte.
Strauss-Kahn u detyrua të jepte dorëheqjen nga FMN-ja, pas akuzave të punonjëses së hotelit, edhe pse prokurorët e Nju Jorkut hoqën dorë nga ndjekja penale ndaj tij në Shtetet e Bashkuara.
Gjyqi ndaj tij filloi sot në Lille në veri të Francës, nën akuzat për organizimin e mbrëmjeve të shfrenuara seksuale.
Në Francë, ligji nuk ndalon të paguash para për seks, por është kundër përdorimit të  prositucionit si biznes.
Strauss-Kahn pranoi se i pëlqejnë orgjitë, por ai thotë se nuk e dinte që gratë në mbrëmje të tilla ku ai kishte marrë pjesë në Lille, Bruksel, Paris dhe Uashington ishin prostituta dhe se ai nuk ka qenë organizatori i tyre.
Strauss-Kahn mund të dënohet me deri 10 vjet burg dhe me një gjobë deri në 1.7 milionë dollarë.

Leave a Reply

Back to top button