Kur Kësulkuqja
E mposht ujkun
Kur qengji bëhet luan
Dhe preja bëhet gjuetar
Të gjithë bëjnë si të befasuar.
A thua nuk e kishin parë të vinte
A thua nuk i vunë kripë në plagë
A thua nuk e çanë dhe e shqyen
Dhe presin që të gëlltisë humbjen e saj.
Duhej ta kishin mësuar
shumë kohë më parë
ekzaktësisht kush ishte.
Ju patë shenjat.
Ju patë plagët e betejës.
E dinit që ajo u kish mbijetuar.
Ndaj më thoni,
Cila lloj gruaje i mbijeton kësaj lufte?
Vetëm një grua që është vetë lufta.
Që e sjell luftën me vete,
Këmbët e zbathura të mbushura me blozë,
Toka e djegur midis gishtërinjve.
U përpoqën t’i hedhin akull në mushkëri.
U përpoqën ta mbajnë të vërtetën të groposur, të ngrirë.
U përpoqën ta heshtin, por harruan…
Ajo ende merr frymë zjarr, sepse ajo është bërë prej zjarrit.
Do i kërkoni të përkulet, dhe ajo do të ngjitet lart.
Do i kërkoni të zvarritet dhe ajo do të ngrihet.
Do i kërkoni të vdesë dhe ajo do të rilindë.
Do e groposni dhe ajo do të ngjitet.
Duhej ta kishit ditur.
Kjo nuk është një grua.
Që ka frikë nga ujku.
Ujku ka frikë prej saj.
- Shkeputur nga libri: “AJO QE SHKATERRON DRITEN” nga Shahida Arabi