Teknologji

Përdoruesit e Facebook do detyrohen të shkarkojnë Messengerin

messengerFacebook do të bëjë që së shpejti të gjithë përdoruesit në të gjithë botën të shkarkojnë aplikacionin e saj Messenger. Sipas TechCrunch, Facebook ka filluar të njoftojë përdoruesit që gjatë muajve të ardhshëm nuk do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe në Facebook në pajisjet Android dhe iOS.
Disa përdorues evropianë janë njoftuar se kanë dy javë kohë për të shkarkuar aplikacionin Messenger para se Facebook të tërheqë tabin e bisedës. Nga eksperimentet e kryera rezultoi që aplikacioni për mesazhe Messenger ishte i dobishëm për përdoruesit, prandaj kompania do që të gjithë përdoruesit tani të përdorin këtë aplikacion.
TechCrunch njoftoi se përdoruesit e internetit në pajisjet mobile, në iPad, kompjuterë, në pajisjet ëindoës Phone, Paper do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe nëpërmjet aplikacioneve kryesore ose faqeve të Facebook-ut, ndërsa përdoruesit e iPhone-ve dhe pajisjeve Android do të duhet të shkarkojnë aplikacionin Messenger para se veçoria e bisedës të mos funksionojë më në aplikacionet kryesore të Facebook-ut.
Facebook do t’u dërgojë mesazhe elektronike përdoruesve për t’i njoftuar rreth planeve të saj të ardhshme. Qëllimi i kompanisë është që të përhapin sa më shumë aplikacionin Messenger, si dhe t’u japin mundësinë përdoruesve që të navigojnë më shpejtë në internet.

Leave a Reply

Back to top button