Horizonti.al

Përse hidhen para në shatërvane?

shatervane

Të hedhësh para në shatërvane apo në puse, për të kërkuar fatin, është nëj gjest që ka origjinë të lashtë dhe që ndoshta i atribuohet besimit se në ujë banonin perënditë.

Në veçanti popullsitë kelte dhe gjermanike vendosnin statuja prej druri pranë puseve dhe vetë gjermanikët hidhnin armët e armiqve të mposhtur në pellgje uji apo në liqene, si ofertë për hyjnitë që mendonin se banonin aty.

Mes më të famshmit e hyjnive ishin Mimir, që në mitologjinë nordike spikaste për mençurinë dhe shihej si ruajtës i një burimi magjik.

T’i bëje një ofertë perëndive, ishte një mënyrë për të garantuar fatin dhe realizimin e dëshirës së shprehur, por kishte dhe funksione higjienike. Monedhat ishin kryesisht prej argjendi, që në kontakt me ujin prodhonte një reaksion kimik, i cili pengonte acidifikimin.

Sot, ky lloj përdorimi është shpesh një biznes, që në shatërvanët më të mëdhenj të botës rritet shumë në periudhat me më shumë dyndje turistësh. Megjithatë, paratë e mbledhura zakonisht shkojnë për vepra bamirësie./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button