Më 5 dhjetor të viti 1945, pesë bombardues të Marinës së SHBA-s, të njohur gjerësisht si Fluturimi 19, u nisën nga Fort Lauderdale, për një mision i cili duhet të ishte thjesht një stërvitje trajnuese rutinë. Aeroplanët e përfshirë në stërvitje drejtoheshin nga dy deri në tre persona ushtarakë me përvojë.
Misioni i Trajnimit
Ata u ngritën lart në qiell pak pas orës 2 pasdite, dhe u drejtuan në lindje mbi “Hens dhe Chicken Shoals”, ku ata kishin për qëllim të zbarkojnë bashkë me ngarkesat e tyre. Pastaj ata do të ktheheshin nga veriu, për në Grand Bahamas Island, dhe në fund do të fluturonin drejt veriperëndimit, për t’u kthyer në bazën e tyre në Florida, duke përfunduar një rrugë me trajektore në formë trekëndëshi.
Rruga e parë mbi Hens dhe Chicken Shoals shkoi sipas planit, por pas pak, ndodhi diçka e çuditshme.
Zbatimi i Fluturimit 19 u drejtua nga Lt Charles C. Taylor, një veteran i Luftës së Dytë Botërore. Pak pas orës 2:30 , Taylor mori radion për të raportuar, “Të dy busullat e mia nuk funksionojnë dhe unë po përpiqem të gjej Ft. Lauderdale, Florida … Jam i sigurt që jam mbi Keys, por nuk e di sa larg.”
Taylor nuk ishte piloti i parë që pati probleme të pashpjegueshme me pajisjet në atë pjesë të veçantë të oqeanit. Rreth 450 vjet më parë, kur Kristofer Kolombi po lundronte nëpër të njëjtën zonë, vuri re se ekuipazhi i tij po përjetonte lexime “të çrregullta” të busullës.
Fluturimi 19 u zhduk./All that’s interesting-Bota.al