Bota

Presidenti Hollande jep alarmin

Antisemitizmi në Francë është në rritje, do të mbrojmë hebrenjtë

Screen Shot 2015-02-24 at 2.26.05 PM“Hebrenjtë janë në shtëpinë e tyre në Francë, janë antisemitët që nuk kanë vend në Republikë”, kjo ishte deklarata e presidentit të Francës Fransua Holond, gjatë fjalimit që mbajti një ditë më parë në darkën e përvitshme të organizatës kryesore hebreje kombëtare. ndër të tjera Holond u shpreh se Franca do të reagojë me ligje më të ashpra kundër racizmit, antisemitizmit dhe homofobisë, dhe se projektlikgji i ri do të prezantohet në parlament në 18 mars. Norma e re do të prezantohet nga kryeministri Manuel Vols dhe do të jetë e kompletuar dhe konkrete, ndërkohë preesidenti francez kërkoi ndërhyrhjen e përdoruesve të internetit por dhe të atyre që menaxhojnë faqe të ndryshme on line. Në eveniment ishte i pranishëm edhe Rozher Sukirmen, president i organizatës, i cili kujtoi dhe njëherë viktimat e Sharli Hendo, sulmin në supermarketinhebre dhe atë në Kopenhagen. Ai gjithashtu kritikoi dhe partinë e Marin Lë Pen, Frontin Kombëtar duke e cilësuar si një parti për të cilën nuk do të votonte asnjëherë, pasi është e pakuptueshme dhe e pa frekuentueshme. Në darkën e përvitshme nuk merrte pjesë asnjë anëtar i këshillit francez të kultit musliman dhe as presidenti i tij, rektor i xhamisë së madhe të Parisit, i cili nuk kishte munguar asnjëherë më parë./ABC/

Leave a Reply

Back to top button