Nga Piero Fassino
“La Repubblica”
“A duhet të shpresojmë të na pushtojë Rusia, që Bashkimi Evropian të na hapë dyert e tij?”. Këtë pyetje më drejtoi me ironi disa javë më parë një diplomat nga një vend ballkanik. Ajo përfaqëson më së miri zhgënjimin që dominon tashmë në Ballkanin Perëndimor ndaj ngadalësisë së paarsyeshme – për shkak të ngurrimit dhe miopisë së shumë kryeqyteteve evropiane – që ka pasur Bashkimi Evropian ndaj procesit të zgjerimit.
Ky i fundit iu premtua këtij rajonit që pas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit të vitit 1995, dhe u konfirmua zyrtarisht në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Selanik në vitin2003. Një ngadalësim, që vitet e fundit ka shkaktuar jo vetëm zhgënjim, por edhe njëdepërtim në rritje të aktorëve të tjerë, Kinës, Rusisë, Turqisë dhe Emirateve të BashkuaraArabe.
Por edhe një ngadalësim të reformave, që duhet të përmbushin vendet kandidate për t’u përshtatur me standardet evropiane. Duke e ndryshuar rrënjësisht skenarin evropian, agresioni rus kundër Ukrainës, e detyroi BE-në të kapërcejë përfundimisht qasjen ngurruese dhe paqartësinë në lidhje me procesin e vet të zgjerimit.
Dhe disa javë pas dhënies së statusit të kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë – dhe në tëardhmen edhe për Gjeorgjinë – u mbajtën më në fund konferencat e para ndërqeveritare për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat i shtohen negociatave tashmë të nisura me Serbinë dhe Malin e Zi.
Ndërkohë, është urgjente të vazhdohet më dhënien e statusit të “kandidatit” për Bosnjën, si dhe me një udhërrëfyes të qartë edhe për anëtarësimin e Kosovës. Që të jenë efikase dhe t’ipërshtaten nevojave të stabilitetit dhe sigurisë, këto vendime duhet të merren shpejt dhe në kohë të përcaktuara qartë.
Këtë proces Italia e ka mbështetur me vendosmëri dhe përmes një angazhimi të vazhdueshëm të qeverisë, si dhe mbështetjes unanime të parlamentit italian, që është shumë indërgjegjshme për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor në ruajtjen e balancave nëEvropë dhe Mesdhe.
Sepse vendimet për zgjerimin e unionit, nuk janë një lëshim dashamirës, por një domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës. Me agresionin kundër Ukrainës, Moska ka anuluar de fakto Marrëveshjen e Helsinkit, dhe parimet e saj për paprekshmërinë e kufijve dhe integritetin territorial të çdo shteti, mospërdorimin e forcës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe respektimin e plotë të pavarësisë dhe sovranitetit të çdo kombi.
Këto parime janë zëvendësuar nga Moska me rishfaqjen e doktrinës së “sovranitetit të kufizuar”, të cilës duhet t’i nënshtrohen vendet fqinje. Ky imponim është veçanërisht i dukshëm tek rajonet e Evropës Lindore, në kufijtë e jashtëm të BE-së, ku nuk është rastësi që kanë shpërthyer të vetmet luftëra të njohura në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, pra në Kaukaz, Ballkan dhe së fundmi në Ukrainë.
Këto konflikte, shqetësojnë jo vetëm vendet e përfshira drejtpërdrejt, por përfaqësojnë një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë kontinentit. Nga kjo rezulton se integrimi i këtyre zonave në Bashkimin Evropian, është një zgjedhje e domosdoshme strategjike për t’i çliruar ato vende nga destabiliteti dhe konfliktet, dhe për të forcuar sigurinë e të gjithë Evropës.
Kjo u kuptua mirë nga NATO, e cila vitet e fundit, ndërsa BE-ja hezitonte, i hapi dyert e sajpër Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke u ofruar atyre një ombrellë sigurie, dhe duke e forcuar krahun juglindor të kontinentit.
Më pak fjalë, duhet vendosur përfundimisht nëse do të integrohet plotësisht Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe politikat e tij, nga investimet tek modelet e rritjesekonomike, tek politikat sociale, nga strategjitë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, deri tek politikat e migracionit dhe standardet e shtetit të së drejtës.
Apo nëse do të vazhdojmë t’i lëmë këto vende të presim në pragun e derës, në një lloj harresedhe të ekspozuar gjithmonë ndaj rrezikut të krizave dhe konflikteve të reja. Dhe në linjat e reja gjeostrategjike të projektuara nga konflikti ukrainas, çështja kryesore është nëse EvropaLindore do të hidhet në krahët e Moskës apo Pekinit.
Apo do të zgjedhë, pa ngurrime të panevojshme dhe me vendosmëri, të vazhdojë bashkimin e kontinentit tonë rreth vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Dhe në këtëmënyrë të forcojë sigurinë, zhvillimin dhe rritjen ekonomike të gjithë Evropës.
Shënim:Piero Fassino, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Ulët tëparlamentit italian.