Enciklopedike

Pse romakët organizonin shfaqje me gladiatorë?

Screen Shot 2016-05-06 at 20.06.15

Shfaqja e parë me gladiatorë u zhvillua në Romë në vitin 264 P.E.S, gjatë një ceremonie funerale: lojërat me gladiator, ishin një nga shfaqjet më të shikuara të Romës së lashtë. Për rreth 7 shekuj burra, gra dhe madje edhe xhuxha morën pjesë në këtë cirk të përgjakshëm:në fakt, luftimet ndërmjet gladiatorëve kishin ndodhur që në kohën e etruskëve, dhe romakët nuk bënë gjë tjetër veçse e trashëguan atë traditë.

Në të vërtetë, ishte një zakon i njerëzve më të pasur të ofronin për të ftuarit e tyre dhe për popullin shfaqje të tilla, për të festuar raste të veçanta:gladiatorët qenë kryesisht të burgosurit e luftës, skllevërit dhe të dënuarit me vdekje. Aftësia e tyre për të tërhequr turma të mëdha, e shndërroi këtë shfaqje në një biznes të vërtetë shtetëror, një mënyrë ideale për të mbledhur fonde dhe burime ekonomike, të dobishme për të mbështetur një popullsi që rritej në mënyrë të vazhdueshme.

Pra shfaqjet filluan të bëhen një biznes i madh për organizatorët, dhe popullariteti shenjtëroi disa gladiatorë në divë të vërtetë:çdo performancë bëhej një ngjarje që s’mund të humbej, dhe që ofronte plot kënaqësi dhe argëtim. Por ky interes i romakëve të lashtë u ushqye edhe me përfitimet politike për perandorët, të cilët e dinin shumë mirë sesi kombinimi “panem et circenses (bukës dhe cirkut), mund të ndihmonte në mbajtjen e njerëzve të qetë, si dhe për të parandaluar çdo lloj rebelimi ndaj autoriteteve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button