Uncategorized

Pse Suedia po sfidon Trumpin dhe shkencën?

Shumica e Evropës është në izolim total nga koronavirusi, me kufizime të lëvizjes dhe duke ndëshkuar me gjoba ata që e thyejnë karantinën.

Por jo Suedia. Restorantet dhe baret jan hapur në vendin nordik, parqet dhe shkollat gjithashtu, dhe qeveria po mbështetet në veprimet vullnetare për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Është një qasje kontraverse, dhe që ka tërhequr vëmendjen e presidentit Trump. “Suedia e bëri imunitetin e tufës” siç e quajnë ata . Por Suedia po e vuan shumë”, tha Trump të martën.

Por qeveria suedeze është e bindur që politika e saj mund të funksionojë. Ministrja e Jashtme Ann Linde tha të mërkurën në televizionet suedeze se Trump ishte “faktikisht i gabuar” për të sugjeruar se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të tufës” – duke lënë njerëzit që të marrin virusin ndërsa mbrojnë ato më të rrezikuarit, popullsia e një vendi ndërton imunitet kundër sëmundjes.

Ajo tha që strategjia e Suedisë ishte: “Jo bllokim dhe ne mbështetemi shumë te njerëzit që janë të përgjegjshëm për veten e tyre”.

Që nga 9 prilli, Suedia ka 9.114 raste të virusit Covid-19 dhe 793 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

“Rritje natyrale”

Pjesa më e madhe e fokusit të Suedisë ka qenë mbrojtja e të moshuarve. Çdo personi 70 vjeç e lart i është thënë që të qëndrojë në shtëpi dhe të kufizojë sa më shumë kontaktet sociale. Një zyrtar i qeverisë suedeze tha se në tërësi njerëzit mbështesin qasjen e qeverisë, por shumë ishin “të mërzitur për faktin se asnjë ndalim nuk ishte ndërmarrë për vizitat që bëheshin nëpër azile deri vonë në datën 1 prill, dhe tani virusi është përhapur gjerësisht në azile, duke bërë që numri i të vdekurve të rritet”.

Disa studiues suedezë po kërkojnë që qeveria të jetë më e rreptë. Këtë javë disa klinika të shquar suedeze shkruajtën një letër të hapur duke ngritur alarmin se shumë njerëz po vizitojnë bare, restorante dhe qendra tregtare, madje edhe resortet e skive. “Kjo për fat të keq po përkthehet në një numër vdekjesh që vazhdon të rritet në Suedi”.

Kundërshtarë të politikave të qeverisë kanë frikë se mbështetja tek vullnetarët do të shkaktojë një përhapje shumë më të shpejtë të virusit dhe mund sjellë mbingarkimin e  sistemit shëndetësor.

Gjithashtu vërehet një hendek i madh midis mënyrës se si suedezët dhe emigrantët që jetojnë në Suedi e shikojnë situatën që ka krijuar virusi. “Ekziston një besim kombëtar tek sistemi, tek ata që jan rritur dhe kanë lindur në Suedi. E kundërta vërehet në shumë nga organizatat e emigrantëve. Ata mendojnë se strategjia nuk është komunikuar saktë dhe si duhet në shtypin suedez. Ata janë shumë të shqetësuar”.

Muajin tjetër do ta shikojmë nëse sistemi suedez ka të drejtë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button