Teknologji

“Rio” / BlackBerry e ka ruajtur për në prill surprizën e madhe

Screen Shot 2015-02-11 at 12.52.57 PMVitin e kaluar kishte filluar të flitej për modelin e ri të telefonit, BlackBerry Rio, ndërsa tani duket se telefoni mobil i kompanisë kanadeze është afër përgatitjes dhe do të debutojë në muajin prill.
Sipas burimeve të shumta për BlackBerry Rio thuhet se telefoni do të vijë me një ekran 5 inç në HD me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.
Karakteristikat e tjera që thuhet se do të jenë pjesë e BlackBerry Rio përfshijnë edhe procesorin dual core Snapdragon me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme për ruajtjen e të dhënave dhe një port microSD card për zgjerim të hapësirës së brendshme.
Rio thuhet se do të përfshijë edhe rrjetet WiFi, Bluetooth, 4G LTE dhe baterinë me 2000 mAh, kamerën e përparme me 2MP dhe një kamerë të pasme me 8MP.

Leave a Reply

Back to top button