Uncategorized

Rituale masonike: Inaugurimi dhe betimi i presidentit

Gjatë inaugurimit të çdo presidenti amerikan, i sapozgjedhuri betohet mbi një Bibël. Arsyet për këtë e kanë origjinën kryesisht tek Xhorxh Uashingtoni, i cili, kur përgatitej për betimin, deklaroi se duhet të kishte një Bibël për ta bërë këtë, në përputhje me bindjet e tij (masonike) si dhe ritualet përkatëse.

Historia thotë se dikush u dërgua në Shtëpinë e Masonëve të Shën Gjonit, Nr. 1 në Nju Jork për të marrë hua kopjen e Biblës në mënyrë që Xhorxh Uashingtoni të mund të bënte betimin dhe kjo gjë është përsëritur qysh atëherë, me disa presidentë (duke përfshirë Xhorxh Bushin Dhe Bill Klintonin), që madje kanë thënë se kanë përdorur Biblën e njëjtë si atë që përdori Xhorxh Uashingtoni. Tashmë është e pranuar gjerësisht se, si Bush ashtu edhe Klinton kanë lidhje me shoqëri të ndryshme sekrete. Ndoshta nuk është për t’u habitur – të paktën për disa – që një total prej 14 presidentësh amerikanë gjatë gjithë historisë, janë njohur si frimasonë, ku ndër më të fundit ka qenë Gerald Ford. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button