Një punëtor i ri ka nisur prej disa muajsh punë në kantierin e ndërtimit të terminalit të ri të aeroportit të San Franciskos në SHBA. Emri i tij është Canvas, dhe ai është një robot i sofistikuar i aftë që të suvatojë muret me të njëjtën aftësi si muratori më i mirë.
Makineria ka madhësinë e një lavatriçeje të madhe, dhe është e pajisur me një krah të gjatë mekanik, me të cilin përdor mjetet e ndryshme. Një sistem shikimi me rreze lazer, i jep mundësi robotit të identifikojë saktë zonat në të cilat do të ndërhyjë, dhe të montojë pllakën e gipsit në pozicionet e duhura.
Njeriu si komandues i robotit
Canvas nuk është plotësisht autonom, dhe puna e tij duhet të mbikëqyret nga një operator njerëzor, qendër të tjera, kujdeset për ndryshimin e mjeteve të përdorura nga makineria. Por, në kryerjen e punës Canvas bën gjithçka vetë:ngre, vendos, lëviz.
Dhe kjo do të thotë që partneri i tij i vërtetë njerëzor, nuk ka nevojë që të ketë një ekspert në ndërtimin e mureve, por një ndihmës të thjeshtë që kontrollon funksionimin e robotit. Një radar i ngjashëm me atë të makinave autonome, i jep mundësi Canvas që të lëvizë vetë në për kantierin e ndërtimit, duke shmangur pengesat dhe njerëzit. Hapi tjetër do të jetë pajisja e tij me aftësinë për të pikturuar muret që ka ndërtuar.
Konkurrenca robotike
Krahasuar me muratorët njerëz Canvas është më i shpejtë, dhe mund të punojë pa ndërprerje 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. A do të jetë pra ai një rrezik tjetër për mijëra punëtorë? Sipas ekspertëve, jo.
Disa ditë më parë, Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) publikoi raportin e ri mbi të ardhmen e punës, që hedh poshtë të gjitha hulumtimet sipas të cilave robotët në vitet e ardhshme, do të paraqesin një problem për punësimin.
Ajo që po shohim, shpjegojnë studiuesit, nuk është një revolucion robotik, por një evolucion i ngjashëm me atë që ka karakterizuar botën e punës në 80 vitet e fundit, vetëm se me ritme më të shpejta. Në fakt në vitin 1940, 63 për qind e profesioneve aktuale nuk ekzistonin.
Pra, ndërsa teknologjia ka zhvendosur shumë punëtorë, ajo ka krijuar gjithashtu shumë vende pune gjatë së njëjtës periudhë. Prandaj, detyra e politikës, përfundon raportin e tij MIT,është të ndërtojë rrjetet e duhura të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që interesat e grupeve më të dobëta të mbrohen në këtë tranzicion. / Focus – Bota.al