Histori

Rusia dëshiron të klonojë luftëtarët antikë Skithianë

Ministri i rus Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka njoftuar planin e tij për klonimin e ADN-së të luftëtarëve antikë Skithianë dhe kuajve të tyre. Varret e lashta në Tunug, të vendosura në Luginën e Mbretërve në Republikën e Tuvas në Siberi, bartin eshtrat 3000 vjeçare të luftëtarëve Skithianë.

Shoigu, njëherazi nga këshilltarët më të afërt të Vladimir Putinit, ka zbuluar dëshirën e tij për të përdorur klonimin e ADN-së për të rikrijuar një ushtri luftëtarësh fisnikë. Sidoqoftë, a është kjo histori ndoshta një mbulim i nivelit të lartë, për të maskuar sinjalet e luftës së mundshme në Ukrainë?

Fiset nomade Skithiane, ishin me origjinë iraniane. Ato e dominuan stepën euroaziatike, nga kufijtë veriorë të Kinës deri në rajonin e Detit të Zi, midis shekujve VII dhe III Para Krishtit. Arkeologët kanë gërmuar që nga viti 1998 në tumën e Tuvas, e njohur edhe si “Arzhan 2”, teksa një ekip arkeologësh rusë dhe gjermanë, filluan në vitin 2001 gërmimin e varreve në të ashtuquajturën Lugina e Mbretërve.

Tani, një ekip arkeologjik ruso-zviceran ka si qëllim të gjejë mostra për klonimin e ADN-së, me synim krijimin e një ushtrie luftëtarësh. Një artikull në britaniken “Daily Mail”, shpjegohet se vendvarrimi i lashtë në Tunug përmban eshtrat 3000-vjeçare të luftëtarëve nomadë, të cilët “varroseshin shpesh bashkë me kuajt e tyre”.

Sergei Shoigu është me origjinë nga Republika e Tuvas. Dhe ai ka folur kohët e fundit për “potencialin e jashtëzakonshme të varreve Skithiane” në Luginën e Mbretërve. Çështja më e diskutueshme, është se “potenciali” për të cilin nënkupton testimin e ADN Skithiane,

në mënyrë që shkencëtarët e ushtrisë ruse, të rikrijojnë një ushtri antike luftëtarësh “të përparuar’.

Sipas një raportimi të UniLad 3 vjet më parë, kur Shoigu inauguroi gërmimet arkeologjike

ruso-zvicerane, ai thirri një “shaman të kohëve moderne, në mënyrë që gërmimet të mos zemëronin shpirtrat”.

Të mërkurën e kaluar televizioni rus Zvezda TV, raportoi se Ministri rus i Mbrojtjes kishte deklaruar në një seancë online të Shoqërisë Gjeografike Ruse, e cila u ndoq edhe nga presidenti rus Vladimir Putini se “ne do të dëshironim shumë të gjenim lëndën organike, dhe besoj se e kuptoni se çfarë do të pasonte atë”.

Shefi rus i mbrojtjes, shtoi se varret u zbuluan “në tokën që është në ngrirje të përhershme”, gjë që duhet të ketë mundësuar ruajtur e lëndës organike, dhe prandaj “është e mundur që prej saj të bëhej diçka, si delja e klonuar Dolli”, shtoi Shoigu.

Ai iu referua ngjarjes së korrikut 1996 në Skoci, kur një dele shtëpiake femër (Dolli) ishte gjitari i parë i klonuar nga një qelizë somatike e rritur, duke përdorur procesin e transferimit të bërthamës qelizore. Por kjo histori duhet marrë gjithsesi me rezerva.

Sipas një raporti të PBS të vitit 2017, makineria propagandistike e Rusisë (Kremlini dhe mediat e tij), ka vite që “kontrollon dhe zhvillon një fushatë të shumanshme informacioni

(por edhe dezinformimi)”. Gazetari Nik Shifrin, korrespondent në këtë vend thotë:“Në Rusi, kush kontrollon mediat kontrollon vendin. “Rusia One, kanali televiziv më i ndjekur në vend, është në pronësi të shtetit”. / Ancient Origins – Bota.al

Back to top button