Teknologji

Samsung do të nxjerrë një celular me ekran tre-anësor

Screen Shot 2015-02-12 at 22.46.40Samsung planifikon të nxjerrë një celular me një ekran 5.1 inç i cili është i pjerrët në të anët vertikale të celularit, sipas një raporti të ri. Nëse po e keni të vështirë ta imagjinoni se si mund të duket ky celularë, mendojeni celularin Galaxy Note Edge, ekrani i të cilit është i lakuar në njërën anë. Ndryshe nga Edge, ky celularë do ta ketë ekranin e lakuar në të dyja anët. Nëse ky raport nga Bloomberg del të jetë i vërtetë, Samsung do të lansojë dy celularë në mars, që të dy me një trup metalik. Celulari tjetër thuhet se do të ketë një ekran të rregullt 5.1 inç. Detaje të tjera për këtë celularë nuk janë shfaqur, dhe Samsung ende nuk ka bërë ndonjë konfirmim zyrtar për këtë celularë. Kompania pritet të zbulojë pajisje të reja në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë këtë mars.

Leave a Reply

Back to top button