Histori

Sëmundja e Antoni Edenit dhe Kriza e Suezit (Ngjarje historike që u nxitën nga rrethanat e pazakonta)

Screen Shot 2016-08-24 at 15.04.55Menjëherë pas dorëheqjes së Uinston Çërçillit si kryeministër i Anglisë në vitin 1955, në Egjipt shpërtheu kriza, kur Abdel Naser pushtoi Kanalin e Suezit, rrugën më të rëndësishme përmes së cilës kalonte nafta për në Evropë. Entoni Iden, pasardhësi i Çërçillit, u detyrua të merrej me menaxhimin e situatës, por një sëmundje e gjatë mund të keyë kompromentuar udhëheqjen e tij.

Në vitin 1953, Ideni i ishte nënshtruar një operacioni në fshikëzën e tëmthit, por pati një komplikacion kur mjekët i prenë gabimisht me bisturi kanalin biliar.

Kjo i shkaktoi Idenit një  dhimbje afatgjatë, kundër së cilës ai përdori qetësues dhe amfetamina. Sjellja e Idenit ishte shumë kaotike gjatë pjesës më të madhe të Krizës së Suezit, dhe ai mori një seri vendimesh të gabuara që në fund të fundit shkaktuan rënien e Britanisë së Madhe si një fuqi botërore. Ai u detyrua të japë dorëheqjen me turp në vitin 1957. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button