Zodiak

Shenjat e Horoskopit, më të pasigurta në dashuri

Ato kanë aq frikë nga e ardhmja, saqë nuk mund të jetojnë në të tashmen. Dhe pasiguria e tyre shpesh shkatërron gjithçka

Njohja e karakterit të një personi mund të jetë shumë e dobishme për të kuptuar çdo afinitet dhe për ta trajtuar marrëdhënien në mënyrën më të mirë të mundshme. A e dini, për shembull, se pavarësisht respektit dhe përkushtimit që keni në një marrëdhënie, mund të gjendeni përballë një partneri të përjetshëm xheloz dhe paranojak? Dhe nuk bëhet fjalë për mungesë besimi, por për pasiguri të vërtetë.

Nëse është e vërtetë, në fakt, se ka njerëz që janë jashtëzakonisht të sigurt në vetvete, madje edhe në kufijtë e arrogancës, është gjithashtu e vërtetë se ka të tjerë që besojnë aq pak në veten e tyre, saqë bëjnë kompromis me marrëdhëniet që jetojnë. Yjet, në këtë kuptim, na ndihmojnë, sepse na lejojnë të identifikojmë se cilat janë shenjat më të pasigurta të zodiakut në dashuri. A i keni tashmë disa ide?

Në krye të listës së shenjave më të pasigurta të zodiakut në dashuri gjejmë Gaforren dhe njohja e tipareve të karakterit të saj nuk na habit dhe aq. Përherë në kërkim të dashurisë, me shkronjën D të madhe, të lindurit e kësaj shenje kur e gjejnë priren ta lënë të rrëshqasë. Në vend që ta jetojnë marrëdhënien në mënyrë paqësore dhe të përqendrohen në të tashmen, këta njerëz gjithmonë kanë frikë të humbasin atë që kanë. Dhe me pasigurinë e tyre në shumicën e rasteve prishin gjithçka.

Peshqit janë gjithashtu ndër shenjat më të pasigurta të zodiakut dhe edhe në këtë rast faji qëndron tek frika që kanë se mos humbin njerëzit që duan. Ata janë aq të fokusuar në ndërtimin e marrëdhënieve përrallore saqë shpesh harrojnë se realiteti mund të jetë më i bukur se një përrallë me një fund të lumtur.

Virgjëresha shumë e ngurtë, e njohur mbi të gjitha për karakterin e vet të rreptë dhe të fortë, dhe gjithashtu shumë kërkues, është në fakt një person shumë i pasigurt në dashuri. Arsyeja është e qartë: ajo është aq e përqendruar te puna dhe karriera, saqë është aq e panjohur me ndjenjat e veta, thjesht nuk mund t’i menaxhojë ato.

Kur dëshira për ekuilibër kthehet në një obsesion të vërtetë, lindin pasiguritë më të mëdha të njerëzve të lindur nën shenjën e Peshores. Dembelë dhe vazhdimisht të pavendosur, kur përballen me vendime të rëndësishme fillojnë të lëkunden dhe i vendosin marrëdhëniet në krizë. Fatmirësisht janë edhe njerëz të arsyeshëm, por kanë nevojë për pak ndihmë për të lënë mënjanë frikën dhe pasiguritë.

Demi është gjithashtu në listën tonë të të pasigurtëve në dashuri. Kjo shenjë, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe personalitetin e përkushtuar dhe besnik, kalon në krizë kur bëhet fjalë për menaxhimin e një marrëdhënieje. Dëshira e tyre për të dashur është e madhe, ashtu si edhe frika nga vuajtja. Kini pak durim me këta njerëz, vetëm kështu do të mund t’ju hapin zemrën.

Back to top button