Zodiak

Shenjat më të mençura të Zodiakut janë këto

1- Luani

Ndër shenjat më të mençura të Zodiakut, sigurisht që gjejmë miq dhe mikesha të lindur nën shenjën e Luanit. Personalitete të vëmendshme, të afta për të prodhuar sinteza të shpejta dhe të afta të kenë gjithmonë fjalën e duhur në kohën e duhur.

Shumë bujare dhe gjithashtu e gatshme për ta vendosur veten në rreshtin e parë kur bëhet fjalë për të punuar për zgjidhjen e një nyje, a një problemi delikat. Një Luan është gjithmonë aty, dhe ata që e kanë në krah, e dijnë këtë gjë!

2- Peshqit

Edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve hyjnë në renditjen e veçantë të shenjave më të mençura! Po, është e drejtë, edhe pse i njohim ato si personazhe disi të çuditshme dhe jo gjithmonë të ekuilibruara.

Por ajo që karakterizon shenjën e Peshqve është njerëzillëku i thellë që e dallon atë dhe ndjeshmëria që e udhëheq në veprimet e veta. Kjo dhunti, të cilën ne e quajmë empati, është diçka më shumë që zotërojnë njerëzit e Peshqve dhe që e shpenzojnë pa rezervë për të tjerët.

3- Bricjapi

E treta e katër shenjave më të mençura e të mrekullueshme të Zodiakut është Bricjapi. Një shenjë që pas një karakteri disi të mbyllur dhe të ngathët arrin të demonstrojë një humanizëm të madh. Me punë dhe gatishmëri për të mbajtur edhe pesha edhe mbi shpatulla. Bricjapi nuk pranon t’i kalojë ditët e veta në punë boshe dhe kjo u jep atyre përvojë të konsiderueshme. Ajo që duhet për të qenë vërtet të mençur!

4- Ujori

Dhe më në fund gjejmë shenjën e Ujorit, e fundit nga shenjat më të mençura të Zodiakut. Kjo shenjë pëlqen të thellohet, zbulojë dhe mësojë, gjithmonë duke shkuar përtej dukjeve.

Kjo është arsyeja pse këshillat e tyre nuk janë kurrë sipërfaqësore, dhe për këtë arsye Ujori kërkohet dhe dëgjohet ashtu siç munden vetëm njerëzit e mençur. Për më tepër, dëshira e tyre e njohur për liri hyn në mesin e njerëzve që nuk kontrollohen nga të tjerët, pra janë gjithnjë të sinqertë dhe shumë të drejtpërdrejtë. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button