Raportimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e mërkurë 14 tetor 2020:
🔴Situata epidemiologjike në 24 orët e fundit e #COVID19 në Shqipëri:
🔴Janë kryer 1351 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
✅Janë shëruar 87 qytetarë.
🔴Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
🌑Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, pesë qytetarë.
⚠️Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
😷Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.
🚨Kontaktoni në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
📞Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.