Ekonomi

Shteti që i ka shpëtuar fatit të pashmangshëm të demokracive perëndimore

Rritje ekonomike e avashtë; rënie e të ardhurave; borxh publik në spirale rritëse, ndërsa kostoja e kujdesit për një elektorat të moshuar rritet; zemërim publik ndaj imigrimit të pakontrolluar: ky duket të jetë fati i pashmangshëm i demokracive perëndimore, shkruan The Economist.

Megjithatë, një shtet i ka shpëtuar: Australia.

Rritja e saj e përgjithshme në 27 vitet e fundit ka qenë pothuaj tre herë më e lartë se ajo e Gjermanisë. Dhe pa recesion. Të ardhurat mesatare janë rritur katër herë më shpejt se sa në SHBA. Një faktor kyç në këtë sukses ka qenë politikëbërja e shëndetshme.

Në vitin 1991, Australia – nën një qeveri laburiste – reformoi sistemet e saj të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve, duke i kërkuar klasës së mesme që të paguajë më shumë. Si rezultat, pjesa e GDP që Australia paguan për pensione është sa gjysma e mesatares së vendeve të OECD. Politika e saj e imigrimit nuk është më pak mbresëlënëse: për t’u dhënë siguri votuesve, ajo merr një qëndrim të ashpër ndaj imigrantëve të paligjshëm, por e ka bërë hyrjen të lehtë për aplikantët e rregullt.

Sot afro 29 % e banorëve janë të lindur në një tjetër shtet – dy herë më shumë se ata në SHBA. Një shtet social i përballueshëm; të ardhura në rritje; mbështetje popullore për imigrimin në masë; a nuk duhet që më shumë politikëbërës në perëndim të hedhin sytë nga Australia? / bota.al

Leave a Reply

Back to top button