Mistere

Shumë prej themeluesve të Amerikës ishin masonë

Ndërkohë që 14 presidentë amerikanë, që njihen si masonë, përbëjnë rreth një të tretën e të gjithë presidentëve në historinë e SHBA, përqindja e Etërve Themelues të Shteteve të Bashkuara, të cilët ishin masonë, është në nivele të ngjashme.

Për shembull, nga 39 burrat që firmosën me emrin e tyre në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, 13 ishin të njohur si masonë. Disa vjet më herët, gjithsej 56 persona do të firmosnin Deklaratën e Pavarësisë, nëntë prej të cilëve ishin masonë, duke përfshirë figura të tilla historike si John Hancock dhe Benjamin Franklin.

Franklin në veçanti konsiderohet si një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme në Amerikë gjatë asaj, kohe dhe megjithëse ai nuk shërbeu si president, ndikimi i tij në SHBA ishte shumë i madh. Ai u konsiderohej shkencëtari më i mirë në Amerikë dhe një “ndërmjetës” kyç për politikanët. Ai është gjithashtu i vetmi person që ka emrin e tij në Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutë dhe Traktatin e Parisit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button