ZZZFun

Simboli mistik që ti zgjedh, do të zbulojë diçka mbi energjinë tënde

Simbolet janë figura shumë të fuqishme, të afta për të përcjellë një mesazh si të ndërgjegjshmes, ashtu edhe të nënvetëdijes. NDaj zgjidhni një simbol mistik më poshtë dhe lexoni diçka në lidhje me energjinë tuaj.

Dukja gënjen, kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndalemi kurrë, por është e nevojshme të vazhdojmë për të zbuluar diçka më shumë. Simbolet mund të zbulojnë më shumë informacion sesa një imazh normal dhe kanë nivele të ndryshme kuptimi.

Cili tërheq më shumë vëmendjen tuaj?

  1. SYRI I NAZARIT

Syri turk, i njohur ndryshe edhe si Nazar, ka formën e një pike të sheshtë të cilit i atribuohen forcat mbrojtëse dhe i cili përdoret gjerësisht si një talisman kundër syrit të keq dhe energjive të këqija.

Këshillat për ju kanë të bëjnë me mënyrën tuaj të të vepruarit e cila shumë shpesh nuk është shumë spontane, në fakt ju prireni të shihni detaje shumë të vogla dhe të panevojshme. Reagimet tuaja të pavendosura ju bëjnë të humbni shanse të rëndësishme.

Ajo që tërheq më së shumti këdo që është në krahun tuaj, është aftësia juaj për të projektuar veten në të ardhmen, për të notuar në çdo lloj uji dhe për të bërë më shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Por aftësia juaj për të thithur energjinë e njerëzve të tjerë si një sfungjer është rritur dhe kjo mund të jetë kundërproduktive, sepse nëse jeni të rrethuar nga njerëz negativë, do të ndiheni të depresionuar dhe të rraskapitur.

Prandaj mbroni privatësinë tuaj dhe mos lejoni që humori i keq t’ju mposhtë.

  1. HËNA

 

Hëna është një nga “Dymbëdhjetë simbolet e sovranitetit”, dhe është e lidhur me parajsën. Thuhet se Hëna përfaqëson natyrën e ndjeshme të njerëzve. Ky simbol mistik përdoret për të personifikuar fëmijën e pranishëm në secilin prej nesh dhe përfaqëson të kaluarën dhe personin që ishim para asaj që jemi tani.

Ju jeni spontanë, miqësorë, me një sens të shkëlqyeshëm humori, të zgjuar dhe shumë inteligjentë, të gëzuar dhe optimistë. Energjia juaj është shumë e drejtpërdrejtë, dhe kjo ka të mirat dhe të këqijat e saj.

Kjo lloj energjie është e rrezikshme, sepse nëse nuk përdoret mirë, duket sikur nuk është shumë e sinqertë. Në fakt, me sjelljen tuaj ju rrezikoni të keqkuptoheni dhe të shiheni si një person i pandjeshëm, me mungesë takti ose thjesht që vetëm dini të qortoni të tjerët.

Kështu që, kur tundoheni të flisni shumë sinqerisht sepse nuk ju pëlqen të jeni hipokritë, mendoni dhe analizoni mirë se si dukeni.

YLLI I LAKSHMIT

Ky simbol mistik është një yll me tetë cepa, dhe është një formë gjeometrike e përdorur nga kultura të ndryshme nën emra dhe kuptime të ndryshme. Për shembull në hinduizëm është një poligon i formuar nga dy sheshe koncentrike me 45 gradë ndryshim. Përdoret për të përfaqësuar nivelin lakshmi, formën e tetë ose llojin e pasurisë së perëndeshës Lakshmī.

Ndoshta nuk e keni kuptuar, por keni një atmosferë sensuale që vepron gjithmonë fort, duke shkrirë zemrat dhe duke bërë që shpirti juaj të dridhet në një mënyrë unike dhe pasionante. Bëhet fjalë për mënyrën sesi silleni me njerëzit përreth jush.

Në fakt askush nuk mund t’i rezistojë asaj rrjedhe që lind nga ju, natyra e energjisë suaj është dërrmuese dhe shpërthyese.

Kur ju vini, sigurisht që nuk kaloni pa u vënë re dhe nuk qëndroni në hije. Personaliteti juaj shkëlqen dhe ju dallon nga të tjerët. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button