Teknologji

Sony: Project Morpheus ka përfunduar në 85%

project-morpheus

Rivali i vërtetë i Oculus Rift, ose Project Morpheus nga Sony, është përfunduar në 85%. Kjo pajisje, e shpallur tashmë nga gjigandi japonez disa javë më parë, do të lidhet me PlayStation 4 duke i dhënë përdoruesit një përvojë unike të lojrave të këtij lloji. Sipas Shuhei Yoshida, kreu i ekipit Sony Worldwide Studios, 85% e punës është përfunduar.
Tani nuk e dimë nëse kjo përqindje e mirë i referohet vetëm hardware, apo të dy specifikave hardware dhe software. Puna për t’u bërë nga Sony është ende shumë. Oculus VR – një kompani në pronësi tani të Facebook – ka dërguar mijëra prototipa për zhvilluesit dhe të apasionuarit. Disa lojra janë tashmë në qarkullim.
Project Morpheus nuk ka dalë jashtë nga laboratorët Sony, të paktën kjo është ajo që dimë sot. Një gjë është e sigurt: Project Morpheus do të jetë i vetmi që mund të pengojë suksesin e sigurt të Oculus Rift, sepse Gear VR nga Samsung me siguri nuk mund të krahasohet me këtë lloj produkti.

Leave a Reply

Back to top button