Magazine

Studimi 8-vjeçar: Ne humbim në gjumë një veçori thelbësore të ndërgjegjes

Kur ëndërrojmë, brenda trurit tonë ndodh diçka misterioze. Ne përjetojmë diçka të ngjashme me të qenit zgjuar. E megjithatë është shumë ndryshe, dhe shkencëtarët po përpiqen ende kuptojnë se çfarë ndodh saktësisht në atë gjendje të ndërmjetme.

Së fundmi është zbuluar një e dhënë tjetër. Një studim i ri, ka zbuluar se një veçori thelbësore të ndërgjegjes aftësinë për të qenë të vetëdijshëm për tingujt, apo për t’i identifikuar ato ç’aktivizohet fiket jemi në gjumë, dhe kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë se si ëndërrontruri ynë.

Realizimi i një harte të aktivitetit të trurit të njerëzve të gjallë, si në gjendje zgjuar ashtu edhe në gjumë, nuk është e lehtë. Shumë pak nga ne, do të donin që elektrodatimplantoheshin në kafkën tonë gjatë aktiviteteve tona të përditshme.

Por në studimin në fjalë, ekipi përfitoi nga kërkimet mjekësore që po kryheshin mbi pacientët me epilepsi. Ne ishim në gjendje të përdornim një procedurë të veçantë mjekësore, në të cilën në trurin e pacientëve me epilepsi u implantuan elektroda, të cilat monitoruan aktivitetin në pjesë të ndryshme të trurit të tyre për qëllime diagnostikimi dhe trajtimi” – thotë neuroshkencëtari Juval Nir nga Universiteti i Tel Avivit në Izrael.

Elektrodat u dhanë mundësi studiuesve të shihnin ndryshimet në përgjigjen e korteksitcerebral, kur pacientët ishin në faza të ndryshme të gjumit, krahasuar me kohën kur ishin zgjuar, madje deri tek neuronet individuale. Për qëllimet e studimit, studiuesit luajtën një shumëllojshmëri tingujsh përmes altoparlantëve në shtratin e vullnetarëve.

Të dhënat për mbi 700 neurone (rreth 50 për pacient) u mblodhën gjatë 8 viteve. Ndërsa reagimi i trurit ndaj tingullit mbeti kryesisht i aktivizuar gjumit, pati një rritje të nivelit të valëve alfa-beta, që lidhen me vëmendjen dhe pritshmëritë. Duket se tingujt e ardhur analizohen, por nuk kalojnë në vetëdijen tonë.

Kjo bie ndesh me atë që mendohej më herët:se gjatë gjumit, sinjalet e lidhura me zërin zbehen shumë shpejt në tru. Në fakt, ato qëndrojnë më të forta dhe më të pasura nga sa mendonim, por thjesht ka një ndryshim domethënës në mënyrën se si përpunohen ndërsa ne jemi duke dremitur.

“Forca e reagimit të trurit gjatë gjumit, ishte e ngjashme me përgjigjen e vëzhguar gjatë zgjimit, përveç një veçorie specifike, ku u regjistrua një ndryshim dramatik:niveli i aktivitetit të valëve alfa-beta” thotë autorja e parë, neuroshkencëtarja Hana Hajat nga Universiteti i Tel Avivit.

Këto valë alfa-beta (10-30 Hz) kontrollohen nga reagimet nga lart në tru. Ky reagim, indihmon mendjet tona të përcaktojnë se cilët tinguj janë të rëndësishëm, dhe që duhet të dëgjohen. Një lloj i ngjashëm zhvendosjeje lart tek modelet e valëve alfa-beta, është vërejtur më parë tek pacientët që janë nën efektet e anestezisë, por nuk është parë tek njerëzit që flenë.

Studiuesit e përshkruajnë atë si një mënyrë për të kuptuar enigmën magjepsëse”, se si truri i ndërgjegjshëm ndryshon nga ai në gjendje të pandërgjegjshme. Gjithashtu, kjo iu jep shkencëtarëve një metodë sasiore të besueshme, për të matur nëse dikush është vërtetë pa ndjenja apo jo:gjatë operacioneve në spital, tek individët në koma, kur kontrollohen shenjat edemencës, etj.

Back to top button