Teknologji

Tableti Lenovo të jep përjetimin e teatrit në shtëpi

lenovoPër të gjitha rastet që e keni bartur një tablet diku, ju me siguri e përdorni po aq shumë, në mos edhe më shpesh në shtëpi. Lenovo pohon se 80% e konsumatorëve kryesisht i përdorin tabletët e tyre në shtëpi, me atë se mbi gjysma e tyre shfrytëzohet nga së paku dy persona. Kompania kineze e solli këtë perspektivë kur me ndihmën e aktorit dhe promovuesit të produkteve të Lenovo-s Ashton Kutcher, e projektoi Yoga Tablet 2 Pro. Lenovo e quan tablet zbavitës shtëpiak.
Kjo pajisje tërheqëse dhe ndoshta jo për çdo person, ka një çmim të shkëlqyeshëm për 499,99 dollarë. Me një ekran briliant këndgjerë dhe madhësi 13.3 inçësh, Yoga i ri ka një monitor më të madh dhe shumë më të mire sesa mund të shihet zakonisht në një tablet. Yoga gjithashtu ka një altoparlant JBL 5 vat të integruar i cili komplementon një palë altoparlantësh 1.5 vatësh , një eksperiencë e përmirësuar nga teknologjia Dolby Audio. Kjo është diçka që shumë rrallë e sheh ose e dëgjon në tabletët e tjerë.
Një befasi mjaft e mirë vjen me projektorin e integruar pico që e kthen këtë tablet të Android-it në një teatër shtëpiak të lëvizshëm. Projektori është i fshehur në të njëjtinn skaj të dhomës cilindrike ku është e vendosur bateria. Projektori në Yoga Tablet 2 Pro nuk është zëvendësim për modelet e fundit të HD TV-ve që mund ta shndërrojë shtëpinë në teatër. Me 30 deri 40 lumenë, me një rezolucion ky nuk është projektori më i shndërritshëm. Prapëseprap, në ekran mund të projektohen imazhe si filma, foto dhe çdo gjë tjetër, që shfaqet në ekranin e tabletit – deri në largësi prej 50 metrash. Në një dhomë të errët imazhet duken shumë mirë. Për shumicën prej nesh, një projektor i integruar nuk është ndonjë arsye për të blerë një tablet patjetër. Por, mund të imagjinohet përdorimi i tij në një të ardhme të afërt në një uikend-shtëpi, dhomë gjumi, madje edhe jashtë gjatë një nate të gjatë të shikimit të filmave.
Lenovo pohon se llamba e projektorit do të zgjasë 20,000 orë kështu që kohëzgjatja e tabletit mund të skadojë para se të shuhet llamba e projektorit, shkruan USA Today. Produktet e Yoga-s e morrën emrin nga mënyra në të cilën mund t’i pozicionosh. Një buton në tabletin e ri e shfaq një mbajtëse metalike të fuqishme por fleksibile që mund të rrotullohet për 180 shkallë.

Leave a Reply

Back to top button