Qeli të akullta, qitje ndaj civilëve, poshtërime në publik: kështu bëhesh një ushtar terrori
Pas të penduarve të mafias vijnë të penduarit e xhihadit. Xhihadistët gjermanë që kanë rihyrë në Gjermani pasi kanë milituar për një periudhë midis radhëve të Shtetit (IS) në Siri e Irak kanë kanë zbuluar prapaskenat mbi klimën e terrorit që mbretëron në organizimin dhe dhunën që udhëheqja e tij u ofron ushtarëve të vet. Sipas të përditshmes SueddeutcheZeitung, rreth 200 “luftëtarë të huaj” gjermanë janë rikthyer në atdhe e pak a shumë një e pesta e tyre ka vendosur të bashkëpunojë me shërbimet e shërbimit të fshehtë gjerman.
Historitë e tyre do të përdoren për të nxjerrë një skicë të përafërt të skenarit të terrorit të dominuar nga ISIS.
Njëri nga dëshmitarët ka treguar se ka qënë i mbyllur në një lloj “thertoreje” sepse kishte refuzuar të dorëzonte pashaportën e tij. Vendi i kishte muret tërësisht të ndotur nga gjaku, ndërkohë që në të njëjtën qeli ishte një kufomë të cilës i ishte prerë koka. Kush dyshohet për spiunazh torturohet, pastaj vritet me arme zjarri ose i pritet koka. Njëri nga xhihadistët e penduar ka treguar për një të sapo mbërritur të gjykuar për arsye se kishte fshehur telefonin e vet celular, që sipas eprorëve mund të ishte përdorur nga vende të koalicionit të udhëhequra nga SH.B.A-ja për t’i lokalizuar. Kush provon të largohet nga fronti pa lejen e shkruar të një emiri vritet menjëherë. Shumë prej tyre u nënshtrohen provave brutale të kurajos, si përshembull të vrasin të pafajshëm për të demonstruar se janë gati të ndjekin çfarëdolloj urdhri të eprorëve. Gjermania e mbi të gjitha autoritetet e Vestfalisë të Renit Verior, nga i cili vijnë të paktën 50 nga xhihadistët e rikthyer nga Siria e Iraku, janë në vigjilencë ekstreme, duke patur parasysh metodat brutale në të cilat janë trainuar.