Teknologji

TEKNOLOGJI / Apple dhe Samsung, kujdes, telefona me probleme!

apple dhe samsungApple dhe Samsung kanë nxjerrë njoftime për defekte në disa prej telefonëve të tyre. Apple ka nisur një program zëvendësimi për telefonat iPhone 5 që kanë një buton me defekt për ndezjen dhe fikjen. Në të njëjtën kohë, Samsung ka bërë të ditur se disa telefona të modelit më të fundit, S5, kanë dalë në treg me kamera që nuk funksionon. Samsung bëri të ditur se kushdo që zotëron një S5 me kamera defektoze duhet të kontaktojë menjëherë shërbimin e klientit për ta zëvendësuar. “kemi zbuluar që ky problem është shfaqur në një numër shumë të kufizuar celularësh, të prodhimit të hershëm të Galaxy S5 dhe u shkaktua prej komplikimeve në komponentin ROM (Read Only Memory), ku depozitohet informacioni i nevojshëm për të vënë në punë kamerën”, tha Samsung në një deklaratë.

Samsung nuk pranoi të tregojë se sa celularë e kanë këtë problem, por bëri të ditur se defekti është vënë re në SHBA dhe në disa vende të tjerë. Apple bëri të ditur se një përqindje e vogël e telefonëve iPhone 5 kishin probleme që në prodhim, ku butoni për ta ndezur apo fikur nuk funksionon si duhet. Ky problem është shfaqur në telefonët e prodhuar përpara majit 2013. Programi i zëvendësimit do të nisë në SHBA në 28 prill dhe në vendet europianë në 2 maj.

Leave a Reply

Back to top button