Teknologji

TEKNOLOGJI / Dark Web, bota e errët e internetit. Mes biznesit dhe paligjshmërisë

dark webUdhëtim në faqe që mund të aksesohen vetëm përmes programeve të vecantë: gjendet gjithcka, që nga droga, deri tek pedopornografia

Shpërndarës droge, pedofilë, vjedhës identiteti, shitës armësh dhe ilacesh klandestinë. Dhe hacker-ë që janë të gatshëm për gjithcka. Mjafton të paguash. Ja pra, kjo është fotografia në grup e “deep web” (interneti i thellë), apo “dark web), (interneti i errët): ajo pjesë e rrjetit, që përbëhet prej faqeve të cilat nuk shfaqen në motorrët e kërkimit dhe që janë të aksesueshme vetëm përmes programeve të vecantë kompjuterikë. Për të nxjerrë zbuluar anën e errët të internetit janë programe falas si”Tor”, i cili me një klikim të vetëm të mausit e fsheh adresën virtuale të kompjuterit, prapa një xhiroje informatike që përshkon gjerë e gjatë Kinën.

Duhej të shërbente për t’i shpëtuar censurës dhe për t’u mbrojtur nga regjimet shtypës. Por, kohët e fundit, objektivi është ndryshuar: t’i shpëtohet ligjit dhe të bëhen para. Kështu, në dark web, prej kohësh lulëzojnë supertregje virtualë të drogës dhe të faqeve pedopornografike. Por, më së fundmi kanë lindur edhe komunitete ku shiten dhe blihen mallra të paligjshëm të cdo lloji, shkëmbehen këshilla, planifikohen shantazhe dhe sulme informatikë. Nuk është vetëm retorikë apo mitologji: sic është mundur të verifikohet, trafiku – i mbrojtur nga teknologjia – xhiron dhe funksionon. Dhe nëpër të transferohen një det me bitcoin-e, ato paratë aq të diskutuara dixhitale, anonime edhe ato, virtuale por shumë konkrete.

 

  1. ARMA

Emri: TASER

Cmimi: 85 Euro

Origjina: Singapor

Koha e mbërritjes: 4 ditë

Nisej nga Singapori, dhe rrugës edhe u inspektua. Më kot, Taseri mbërriti në destinacion. I fshehur mirë, brenda kutisë së një aparati fotografik. Eshtë shembulli se si, në shkëmbimet përmes rrjetit të fshehtë, nuk “kriptohet” vetëm identiteti i atij që blen dhe shet. Edhe pakot kamuflohen, sipas rastit. “Kam një njeri të besuar në Singapor, që ofron këta shërbime”, shpjegon me krenari personi që shet artikullin. Eshtë një armë, me impulse elektrikë, që paralizon përkohësisht atë që goditet dhe që konsiderohet “më pak se vdekjeprurëse”. Në disa shtete përdoret nga forcat e rendit. Në internetin e errët u ble për 85 Euro (në bitcoin-e, përfshirë postën. Kutia përmbante tre municione, këllëfin dhe kabllin për ta rikarikuar. Dhe është vetëm njëra prej armëve në shitje.

 

  1. Fotokopja e “vjedhur” e një karte identiteti

 

Emri: DOKUMENTI

Cmimi: 10 Euro

Origjina: E papërcaktuar

Dorëzimi: 13 minuta

Sa vlen identiteti i një personi? Po të shohësh faturën e Dark Web, jo shumë. Mjaftojnë 10 Euro për të blerë dokumentin e një 13 vjecari në Verona, krejt pa dijeninë e tij. Eshtë vetëm një fotokopje, por mjafton për të firmosur një delegim, për të blerë një kartë telefoni, apo për t’u rregjistruar në internet, që nga faqet e basteve e deri tek konsultimet online. Për 45 Euro mund të blihet edhe një “model” karte identiteti, versioni dixhital i saj, e prej të cilit mund të printohet fare mirë një kopje. Eshtë një tjetër aktivitet i paligjshëm por shumë fitimprurës në internetin e errët, aty ku bashkë me të dhënat e kartave të “klonuara” shpërndahen dokumenta falsë dhe realë, prapa të cilëve kryhen krime të tjerë. Mes më të kërkuarave: llogaritë dhe fjalëkalimet e Facebook apo Amazon.

 

  1. ILACI

Emri: Antidepresiv

Cmimi: 25 Euro

Origjina: Firence

Dorëzimi: 11 ditë

 

Në rrjetin e thellë po rritet shumë edhe trafiku i ilaceve, gjithnjë e më shpesh objek vjedhjesh nëpër farmaci dhe spitale. Hormone për doping, Viagra dhe të tjera janë llojet më “tradicionalë” por në farmacinë e rrjetit të fshehtë gjen gjithcka. Edhe antidepresivë, si në rastin tonë, kur na mbërriti i maskuar si dhuratë ditëlindjeje, me një pako të trefishtë dhe me një kartolinë për të larguar dyshimet. Eshtë një prej zhvillimeve më të rrezikshëm të trafiqeve online, duke qenë se lejon shmangien e recetave dhe marrjen e ilaceve pa kontroll mjekësor. Jo vetëm kaq. Shpesh herë ilacet e shpërndarë në internetin e paligjshëm janë të falsifikuar dhe të paligjshëm, në cfarëdolloj doze.

La Stampa

Leave a Reply

Back to top button