Enigma

Templarët jetuan sa dyfishi i një njeriu “normal”. Por nuk kishte asgjë “magjike”, ja cili ishte sekreti…

Screen Shot 2016-08-20 at 08.38.16Pushtet, magji, ezoterizëm. Besohej se qenë në gjendje të kishin sukses, aty ku të tjerët patën dështuar, të pajisur me forca të mbinatyrshme dhe në një farë kuptimi ishin, duke ia dalë në fakt të jetojnë shumë më gjatë se normalja. Po flasim për Kalorësit Templarë. Por ta themi praprakisht:magjia ka pak të bëjë me rastin e tyre. Shëndetin e mirë për një kohë të gjatë, e përftuan në tryezë.

Kjo dëshmohet nga një studim i kryer nga Françesko Françeski, drejtor i repartit të urgjencës në Spitalin Gemelli në Romë, i cili e ka publikuar nën titullin “Dieta e Kalorësve Templarë:Sekreti i tyre për një jetë të gjatë?”, u shfaq së fundmi në revistën shkencore ndërkombëtare “Digestive and Liver Disease”. Në një epokë historike, si Mesjeta e Vonë, ku jetëgjatësia ishte ndërmjet 25 dhe 40 vjeç, përfaqësuesit e urdhrit të Kalorësve Templarë arritën të jetojnë dyfishin, dhe shpesh i tejkaluan 70 vjetët.

Një shembull është Zhak dë Molej, Mjeshtri i fundit i urdhrit, i cili vdiq në moshën 71 vjeçare i dënuar më djegie në turrën e druve, pra një vdekje nga shkaqe jonatyrore. “Ekzistonte një veçori në stilin e jetës së tyre, që i bëri ata të jetojnë më gjatë se të tjerët, kryesisht për shkak të ushqimit të tyre – thotë Françeski.

Përfaqësuesit e urdhrit të Templarëve, praktikonin një mënyrë jetese të mishëruar në “rregullin Templar latin”, që përfshinte kapitujt mbi dietën dhe higjienën në tryezë. “Sa i përket ushqimit – vazhdon profesori – një rregull i ndalonte ata të hanin mishin e kuq më shumë se tri herë në javë. Ai zëvendësohej me peshkun, perimet dhe mbi të gjitha nga bishtajoret, të cilat përfaqësojnë probiotikët më të fuqishëm të pranishëm në natyrë, si dhe ushqimin optimal të baktereve të mira që përbëjnë florën e zorrëve”.

Krahasuar me ushqimin klasik të kohës, kryesisht me bazë mishin e kuq (sidomos për shtresat e larta), Templarët favorizoheshin pra nga një mënyrë të ngrëni me pak yndyrë, çka shmangu rrezikun e tumorit në aparatin tretës dhe të sindromave metabolike, të cilat krijojnë gjithmonë një terren pjellor për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe tumoreve të ndryshme.

Leave a Reply

Back to top button