Muzike

The Beatles/Imitues apo krijues?

                                          

Sot është e qartë që Bitëllsat janë mbivlerësuar. Ata nuk ishin aq origjinalë nga sa shkruhej në kohën e tyre. Muzika e tyre lindi nga Rock’n’Roll-i. temat e dashurisë së adoleshentëve e të të drejtave të tyre për një jetë të pavarur ishin prekur më parë nga Elvis Presley.

                                              

Shumë gjetje muzikore diktoheshin nga nevojat e çastit.

Sigurisht që Bitëllsat morën me takt ide nga fushat e tjera të muzikës, tema klasike, ide nga folklore të ndryshme nga muzika e fermerëve në juglindje të SHBA-ve.

Ata i mbanin veshët hapur për çdo lloj muzike, e përpunonin deri në një masë të caktuar dhe e hidhnin  në treg. Bitëllsat shfrytëzonin çdo mundësi teknike, dëgjonin shiritat në drejtim të kundërt, punon me efektet e jehonës ose me instrumente të reja. Edhe grupet e tjera i praktikonin këto metoda pjesërish edhe para Bitëllsave. Jo rrallë ndodhte që krijuesit të quheshin imitues. Po të krahasosh disqet e Bitëllsave me disqet e hershme të grupit amerikan Vanila Faxh do të vësh re që Bitëllsat kanë shfrytëzuar ide të tyre. Por Vanila Faxh ishte i panjohur, Bitëllsat ishin yje, që i përhapnin idetë e reja më shpejt, duke i shitur më mirë.

                                        

Grupi “Vanilla Fudge”

Me mënyrën e tyre origjinale, me suksesin e madh, Bitëllsat influencuan edhe te muzikante të tjerë, duke u bërë për  një brez të tërë, shembull i stilit dhe i formës./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button