Teknologji

Themeluesi i Twitter, Biz Stone ka krijuar një aplikacion tepër argëtues

twitterBiz Stone sapo ka lançuar aplikacionin e dytë pas Twitter, Super. Aplikacioni Super konsiston në shpërndarjen e ideve të shkurtra mes shokëve në mënyra të veçanta, kreative dhe argëtuese. Në të ju mund të shkruani e të publikoni mendimet dhe opinionet tuaja rreth fotove. Çdo mendim duhet të fillojë me shprehje disa nga të cilat janë: ‘The Best’, ‘The Worst’, ‘I’m Thinking’, ‘Check Out’, ‘I Wish’, ‘I Am’ etj. Pas këtyre fjalëve përdoruesit mund të shtojnë mendimin e tyre personal, ‘ta ngjisin’ atë në një foto, ta publikojnë, madje dhe ta nënshkruajnë. Stone është shprehur se ky aplikacion është ndërtuar vetëm për argëtim, gjë kjo shumë e qartë në pamjen apo dizajnin e aplikacionit. Ai shkroi në një postim: “Në qeshëm shumë gjatë ndërtimin të aplikacionit Super dhe kjo është padyshim një shenjë që ka për të qenë i suksesshëm dhe do të mirëpritet nga publiku.” Përdoruesit mund të zgjedhin të përdorin identitetin e tyre të vërtet apo të postojnë në mënyrë anonime. Gjithsesi aplikacioni nuk lejon anonimat të plotë. Super është i disponueshëm si për iOS ashtu dhe për Android.

Leave a Reply

Back to top button