“Mendo si mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk ka frikë të dështojë. Dështimi është një tjetër hap drejt madhështisë”
“Shumë njerëz duan të hipin me ty në limuzinë, por ajo që të duhet është dikush që merr autobusin me ty, kur të prishet limuzina”
“Kur ti nënvlerëson atë që bën, bota do të nënvlerësojë atë që je”
“Një gjë që unë e di me siguri është se ajo që jep të kthehet përsëri”
“Ji falënderues për atë që ke. Do të përfundosh duke patur më shumë. Nëse përqendrohesh në atë që nuk ke, kurrë nuk do të keni mjaftueshëm”
“Zbulimi më i madh i të gjitha kohërave është se një person mund të ndryshojë të ardhmen e vet, thjesht duke ndryshuar sjelljen”
“I kam këmbët ende në tokë, thjesht vesh këpucë më të mira”
“Besoj se një nga rreziqet më të mëdha të jetës është që të mos guxosh kurrë të rrezikosh”
“Asgjë nuk ndodh nëse ti nuk vendos. Merr një vendim dhe do të shohësh që jeta jote do të ecë përpara”
“Do të doja të falënderoja ata njerëz që më sollën ato momente të errëta, kur u ndjeva më e plagosur dhe e tradhëtuar. Kanë qenë mësuesit e mi më të mëdhenj”
“Sekreti më i madh i jetës është se nuk ka asnjë sekret. Cilido qoftë qëllimi që ke, puno fort dhe do ta arrish”
“Mund t’i kesh të gjitha, patjetër. Thjesht nuk mund t’i kesh të gjitha menjëherë”.
E vetmja gjë më e rrezikshme se injoranca, është arroganca. / bota.al